Koment në Fb, Korrik 2019 (Beteja e Torviolit)

Senad Guraziu commented on Fb (Beteja e Torviolit – Jul 1, 2019)

Torvioli po… patjeter, por nga ana e shifrave, Albulena dhe psh. rrethimi i 2-te i Krujes sikur e tejkalojne “mahnitjen” time, dmth sikur kthehet ne super-mahnitje ose dic ngjashem : )

B. e Albulenes, 1457 – Perandoria Osmane – 80.000 ushtare > Besëlidhja e Lezhes (Skenderbeu) – 15.000 ushtare

Rrethimi i 2-të i Krujës, 1467 – Perandoria Osmane – 80.000 ~ 100.000 ushtare > Besëlidhja e Lezhes (dhe Venediku, aleatë) ~ 17.000 ushtare

(osmanët e paten rrethuar Krujen 4 here, heren e fundit 10 vjet pas vdekjes se Skenderbeut, me 60.000 ushtare… kunder 7000 – pra fjala eshte per Rënien e Krujes perfundimisht)

…ta mundesh ushtrine prej 80- 90- 100.000 vetash me 15 mije ushtare eshte vertet e jashtezakonshme, prapeseprape… sipas meje, padyshim betejat më te “renda” të Skenderbeut do kene qene ajo ne Berat, v. 1455, pervec disfates që paten pesuar shqiptaret (forcat shqiptare ishin madje më te medha ne numer sesa ato te osmaneve) nje grusht fort i rende per Skenderbeun duhet te kete qene tradhtia, dezertimi i Moisi Golemit, kalimi ne anen e armikut, po ashtu shume ushtare shqiptare paten rene, qe vrare madje dhe njeri nga komandantet, Topia… per nje Skenderbe do kete qene jashtezakonisht e veshtire

…si dhe beteja e 2-të në Oranik, v 1456 forcat shqiptare dhe ato osmane ishin pakashume te “barabarta” (jo me shume se 15.000 secila pale) por e “rëndë” per Skenderbeun sepse duhej te luftonin SHQIPTARI kunder SHQIPTARIT (te dy ushtrite i kishin komandantet SHQIPTARË, kendej… komandant Skenderbeu, ndërsa ushtrine osmane e komandonte dora vetë SHQIPTARI Moisi Golemi)

ironia e gjithçkaje sikur ështe se ushtria osmane (ose Komandant Golemi) do t’mundej nga Skenderbeu, tutje pas kthimit i “turperuar atje ne kryeqytet… ke sulltani” do t’injorohej nga autoritetet osmane, i deshperuar dhe i penduar Moisi Golemi do t’i rikthehej Skenderbeut, kokulur, do te gjunjezohej, Skenderbeu do ta falte, do t’ia besonte rishtas postin e komandantit, pastaj ironia sikur vazhdon me faktin që Moisi Golemi do t’zihej rob nga nje SHQIPTAR tjeter, pasi Skenderbeu do t’sulmohej nga 2 ushtri te udhehequra nga 2 komandante SHQIPTARË, njera ushtri osmane do sulmonte nga Lindja (me komandantin SHQIPTAR Ballaban Badera – i marre peng nga osmanet njesoj si Skenderbeu dikur, me “haraçin e gjakut”, me devshirme-n), dhe tjetra ushtri nga Jugu, me komandantin SHQIPTAR Jakup Arnautin (edhe ky shqiptar i marre peng njesoj si Skenderbeu, njesoj si Ballabani etj etj), pra SHQIPTAR Golemi do te kapej nga Ballaban SHQIPTARI, do dergohej rishtas ne atje ne “kryeqytet… ke sulltani” dhe do te ekzekutohej publikisht…

***
po po, e para beteje e Beselidhjes… nga Marsi 1444 (kur qe formuar “Liga…”) s’paten kaluar 3-4 muaj dhe menjehere lufte, e cila lufte do zgjaste per nja 25 vjet

nganjehere them ende para formimit te “Beselidhjes…”, ende para betejave, marrja e Krujes me 300 trima e me 1 “firman”… ishte taktike e pertej taktikave, taktike qe c’ke me te : )

sulltanit iu deshen pastaj ekspedite pas ekspedite per ta rimarre, u desh t’i mobilizonte qindramijera ushtare, te pesonte panumer humbje, deshtim pas deshtimi.. asaj perandorise se superfuqishme qe ia pati lekundur themelet vete Evropes, asaj perandorie e cila, 1 dekade pas turpit te Torviolit, do ta pushtonte dhe vete Konstantinopojen (do ta shembte krenarine 15-shekullore te Perandorise Bizantine), ama per Krujen u deshen sakrifica e turperim pas turperimi, ajo Kruja qe s’dinte askush as ku “eshte”… imagjino do ta turperonte perandorine osmane dhe 20 vjet pas renies se Konstantinopjes, deri ne v. 1478