Kanti – Femrat kurrë s’mund ta mësojnë gjeometrinë!

(sguraziu – ap, qershor 2019)

…fotoja ma kujtoi Kantin dhe skepticizmin e tij lidhur me “inteligjencën” e femrave, sikur s’më besohet që dhe ai Kanti filozofisti t’na ishte një lloj “diskriminatori” : )
“Të gjitha spekulimet abstrakte, të gjitha njohuritë e thata, sado të dobishme që mund t’jenë, duhet t’i lihen mendjes së palodhshme dhe solide të burrave… Për këtë arsye, femrat kurrë s’mund ta mësojnë gjeometrinë”. – Immanuel Kant (1704-1824)

***
…thuhet se femrat janë të afta për t’u marrë me një mal të dhënash, por ndjehen të zhgënjyera nga inteligjenca kur përpiqen të merren me përgjithësime universale, pothuaj gjatë gjithë historisë së njerëzimit mendohej se femrat mund të përvetësojnë lloj-lloj njohurish konkrete, mirëpo, ngjashëm si fëmijët, gjoja na qenkan më të dobëta me abstraksionet – madje ai psikologu kanadez (i mirënjohur kohët e fundit) profesori Jordan Peterson ua thotë “troç” – im bir studion psikologji dhe e mban “anën” e tij (të profesorit), meqë unë e “kritikoj” profesorin për mjaft gjëra, psh. për “ngatërrimin e religjionit” me shkencën, për “utilitarizimin” e religjionit e këso, atij (tim bir) i vjen inat që kam të drejtë, vetëm skuqet : )