Të punosh në polici dhe t’mos jesh spiun! (Koment)

[ Facebook – Senad Guraziu commented on Agron Tufa’s post – Oct 22, 2018 ]

…të punosh në polici e t’mos jesh spiun, qebesa as këtë s’e kuptoj pra : )
më “spiun” sesa polic si mund të ketë, pse duhet çuditur që policia shqiptare na qenka 99% e mbushur me ish-spiunë, le t’jetë një polic spiun ama të jetë i përgatitur, i arsimuar, t’i mbrojë qytetarët denjësisht, t’mos jetë i korruptuar, i lidhur me Al Kapo-t e partive, i lidhur me “kopshtarët” e Llazaratit – sipas meje të jesh i korruptuar, apo i lidhur me bosët e drogës… është shumë herë më keq sesa të jesh polic-spiun : )

të punoje dikur në “policinë ushtarake” të Romës së lashtë, a si “jandarma” në xhandarmërinë e osmanlinjve, në xhandarmërinë e Zogut, në Gestapo-n e Himlerit, a në policinë e Xhaxhi-kuqit… e t’mos na ishe spiun, thjesht s’pinte ujë – nuk pi ujë as sot e kësaj dite, cilido polic e ka për detyrë te jetë spiun e “undercover”…

e tmerrshme kur ego-ja e njeriut është në atë gjendje, aq ulët… sa për t’u ndier dikushi duhet të “veshesh” nga jashtë me çfarëdo të jashtme, qoftë uniformë, qoftë post, qoftë armë e “detyres”, qoftë servilizem e mjerim, është e tmerrshme sa larg mund të shkojë servilizmi i njeriut – gjithsesi kështu ishte në koherat e shkuara, kështu ishte në kohën e Romës romake, në kohën e Osmanlinjve, në kohën e Hoxhalinjve…

tani t’i shërbesh demokracisë e popullit me dinjitet ka shumë dallim, LAPD e Los Angjeles (me atë moton e famshme “to protect and to serve”) dhe policia moderne shqiptare janë koncepte tjera, më të avancuara, më moderne, s’është nevoja të jenë tutje “spiunë të Partisë”, ama… policia prapë polici ngelet, psh. Zvicra i ka 700 vjet si shtet, Shqipëria vetëm 100 vjet, Zvicra konfederatë 700-vjeçare ama është ndoshta shteti më “policor” në botë, zviceranët ankohen po s’e pagove faturën e dritave menjehërë ia behin policët në derë, ehuuu… ta mbash shtetin deri në detaje të faturave me ndihmën e aparatit policor qebesa s’është aspak e hijshme, paçka se është efikase, ndërsa Shqipëria (me spiunë a pa spiunë) është lule krahasuar me Zvicrën, sa i përket kësaj Shqipëria është disa herë më e avancuar se Zvicra, garant : )

e gjitha çfarë tek policët shqiptarë ngelet për t’u “përmirësuar” mbase mund t’jetë korrupsioni, vetë s’kam hasur kurrë ndonjë polic shqiptar të korruptuar, por (dyshimi se ka të korruptuar) mund t’jetë e saktë… sepse ashtu ishin kushtet, jo vetëm policia e politika, shqiptarët e dinë se ishte i korruptuar dhe sistemi arsimor e universitar, pati intervenuar vetë qeveria, qenë mbyllur panumër “universitete”, që nga Kristali i bujshëm e varg e varg, ishte i korruptuar dhe sistemi shëndetsor, në v. 2010 në spitalin Nënë Tereza dhe vetë ai rojtari tek hyrja të kërkonte lekë e deri tek anestezisti, kishte korrupsion dhe në shumë drejtime të tjera… dihen këto

ama unë nuk besoj që psh. policia gjermane, a holandeze të jenë më të mira, më moderne sesa policia shqiptare, jo vetem ajo holandeze e gjermane por as LAPD… as cilado polici e 190 e kusur shteteve tjera të botës

(thjesht koment, ashtu kot, si opinion… uroj ta lexojë ndokush : )