Poezia pa Fjalët! – C. Thompson, “Gulçimi për Frymën”, 2013

(sguraziu – ars poetica, tetor 2018)

…s’dija se ekzistojnë kaq shumë lloje të dashurisë : )

Në përgjithësi, poezia na i “kërkon” fjalët më të përsosura, më kuptimplote… të “ujdisen” në rregullin më të përkryer, sepse duhet t’jetë e bukur dhe e ëmbël si vetë muzika. Mirëpo çfarë nëse poezia s’ka t’bëjë fare me fjalët – përkundrazi, çfarë nëse duhet “përzënë” fjalët, çfarë nëse poezisë i duhen pikërisht “hapësirat boshe” të fjalëve… çfarë nëse poezia pretendon t’jetë diç si vepër arti vizuale (jo verbale por pra vizuale, mbase vizualitet post-modern), diç si vizatim me shenjat e pikësimit?!

Poezinë pa fjalë të Carolyn Thompson (të ashtuquajtur “poezi e pikësimit”) e kuptova plotësisht vetëm pas “studimit” të subjektit që autorja Thompson e trajton – “Gulçimi për Frymën” është një seri prej dhjetë “vizatimesh” (duke përdorur shenjat e pikësimit) nga libri erotik “Eros Unbound” (Erosi i Lirë) të autores Anaïs Nin, në secilën prej dhjetë faqeve të vëllimit origjinal me tregime erotike, Anaïs Nin e përshkruan një karakter që përjeton orgazmin. Pra Carolyn Thompson i largon fjalët, na i shfaq vetëm titujt, numrat e faqeve, presjet dhe pikat (dmth. aty ku, në pjesët narrative të librit, personazhit i merret fryma nga deliri orgazmik : )

…mirëpo s’dija se ekzistojnë kaq shumë lloje të dashurisë – meqë vetë s’e kam lexuar librin erotik të Anaïs Nin, në Amazon e lexova përshkrimin, ndër të tjera thuhej pakashumë si vijon:
tregimet e Anaïs Nin eksplorojnë natyrën seksuale dhe zgjimin e dëshirës – një femër e bukur, naive, duke e zbuluar ngadalë seksualitetin e vet; një takim erotik nën dritën e hënës diku në plazh; një burrë që e mëson artin e pasionit në një karvan ciganësh etj – me temën e përbashkët të dashurisë, shkrimet në serinë e Dashurive të Mëdha mbulojnë mbi dy mijë vjet dhe disa botë të ndryshme, lexuesit do ta kenë rastin të njihen me mundësitë dhe me gjërat ekstreme: të dashurisë romantike, dashurisë platonike, dashurisë erotike, dashurisë homoseksuale, dashurisë virgjërore, dashurisë “tradhtare” (kurorëshkelëse), dashurisë prindërore, dashurisë bijnore e birnore, dashurisë nostalgjike, dashurisë së pakrahasueshme, dashurisë së paligjshme, për t’mos përmendur dashurinë e humbur, dashurinë e shthurur (të shtrembëruar), dashurinë obsesionale… etj.
ngela, hm… njeriu prore duke mësuar, e qartë 🙂

[ shih dhe : Poezia Haptike si Art Ekspresiv (Libri i “shkokluar” i Shekspirit) ]