Ha Jin – Sepse do t’ngelem pa zë

SEPSE DO T’NGELEM PA ZË
Ha Jin [ 1956, Kinë / ShBA, – pseudonim, emri real: Xuefei Jin ]

Sapo ta kem njëherë lirinë
të them, gjuha ime do ta humb fuqinë e saj.

Qëkur poezitë e mia përpiqen
t’i thyejnë muret që i këpusin zërat e njerëzve,
ato bëhen turjela dhe çekanë.

Por heshtja do t’më imponohet.
Kravata me yje rreth qafës në cilindo moment
mund të shtrëngohet si një kobër.

Si mund të flas pastaj për kafenë dhe lulet?

– – –

© 1990 Ha Jin – Burimi: Between Silences (The Uni. of Chicago Press, 1990) – via Poetry Foundation, USA
© për përkthimin: S. Guraziu – Ars Poetica, 2017