Mahmoud Darwish – Nëse t’isha Tjetërkushi

NËSE T’ISHA TJETËRKUSHI
Mahmoud Darwish [ Palestinë, 1941-2008 ]

Nëse t’isha dikush tjetër në rrugë, nuk do t’shihja
pas, do t’kisha thënë çfarë një udhëtar i pati thënë
një tjetri: I panjohur! zgjoje atë kitarë më shumë!
Vonoje të nesërmen kështu që rruga jonë
mund të zgjatet dhe hapësira të zgjerohet për ne,
dhe ndoshta së bashku do t’shpëtonim nga “storia”
jonë: ti je aq shumë vetvetja… dhe unë
aq shumë një dikush tjetër, këtu para teje!

Nëse t’isha një tjetërkush do t’i përkisja rrugës,
as ti dhe as unë s’do t’kthehemi. Zgjoje kitarën
dhe do t’mund ta ndjenim të panjohurën si dhe rrugën
që e tundon udhëtarin për ta sprovuar gravitetin. Jam
vetëm hapat e mi, dhe ju të dy jeni busulla dhe humnera ime.
Nëse t’isha një dikush tjetër në rrugë, do t’i kisha
fshehur emocionet në valixhe, kështu që poezia ime
do t’ishte prej ujit, e tejdukshme, e bardhë,
abstrakte, dhe e lehtë… më e fuqishme se kujtimi,
më e dobët se pikat e vesës, dhe do t’kisha thënë:
Kjo paanësi është identiteti im!

Nëse t’isha një dikush tjetër në rrugë, do t’i flisja
kitarës: ma mëso dhe një “tel” më shumë!
Sepse shtëpia është larguar, rruga për tek ajo më e bukur –
kjo është çfarë kënga ime do t’thoshte. Kurdoherë
nëse rruga zgjatet kuptimi ripërtrihet, dhe unë dyfishohem
në këtë rrugë: Unë… dhe një tjetërkush!

– – –

© 2008 M. Darwish – Burimi: The Butterfly’s Burden – Copper Canyon Press, 2007 (via Poetry Foundation, USA)
© (në anglisht nga Fady Joudah) – nga anglishtja: S. Guraziu – Ars Poetica, 2015