SG – Me prek ballin tand, 2010

ME PREK BALLIN TAND
S. Guraziu, 2010

(Ali Podrimjes)

Në jetën time, Bebzat Tua —
O trimi im, I kam Diell, E Bukë, E qiell
Të zogjve të mij, N’kangëtim.
Në çdo fidane, Sot, Behari ka blerue:
Dëshirën — Amanetin Tand
Kurr, Mos me e harrue! N’arën time
Mbolle dashuninë e farës së re
Me u rritë, Me Diell e Dritë
E ne — fluturim, Me prekë ballin Tand —
O Trimi, Im! Në shtëpinë time
Zemrën e kam t’hapun — Konakun për mikun
Dhe sofrën e shtrueme, O Prind,
Njeri, Me prek ballin Tand, Me u rritë,
Fluturim!

(frymëzuar… dhe bazuar fjalë për fjalë në vjershën e poetit Ali Podrimja “Flamur shekujsh – Titos së dashtun”, nga vëllimi “Shamijat e përshëndetjeve“, Rilindja, 1963)