SG – Tribunal Fals (për Kohën), 2010

TRIBUNAL FALS (PËR KOHËN)
S. Guraziu, 2010

Koha ka një dhëmb
të padukshëm, prore më shtyp
në dumbin ashtëror,
me vetë ashtin tim, i duhet
lëngu i jetës, ndoshta më kuron,
si një gjyshe e heshtur
duqet e vuajtjes i arnon,
dhimbjen ma fashitë,
lugnajave të qenies
gërryerje me vesin eroziv,
më bëhet sikur e ndiej…
shket e shurdhër rrahëzave
të mbamendjes, si “glacier” –
por dudat e ëmbël
nuk bien përtokë tek ashtu,
pa sforcim, gjoja durimi
i manit shekullor mbaroi!

***
Thonë, koha i shëron plagët
dhe dudat e përndezur
të elefantit Bong
(i cili më çuditë, sepse
i mban mend të gjitha plagët
e jetës sime të bardhë,
deri në detaje, njëjtë
si dhe dhëmbët e vet
të gjatë) – oh, ja ngushëllimi,
ai fildish i gdhendur
si penis artizanal në vitrinat
e Hong Kongut u shit sot,
pse mos t’jem vetë pronari,
kur koha trysni në trysat
e akullta të qepallave,
e kurrë në kontrabandën
kineze të fildishit – anise njëjtë,
absurd… koha t’jetë tabani
i peshës së King Kongut
evropian, me penisin
artistik të elefantit afrikan!

[ ngjitur: vepër artizanale, dmth. vepër arti, gdhendurinë fildishi mjaft komplekse – përdorur si “medium” dhëmbi i ndonjë elefanti fatkeq ]