Nëntë Muzat e Pablo Picasso (6 – Dora Maar)

S. Guraziu – Ars Poetica, Sh 2017

Dora Maar, famozja, “gruaja qaramane”!

Muzat e mjeshtrit Pikaso mund të kenë qenë shumë, por lista jonë “zyrtare” i ka pikërisht 9 sosh (siç e dimë, 9 janë dhe muzat “reale” klasike : )
1 – Fernande Olivier,
2 – Marcelle Humbert (ose Eva Gouel),
3 – Gaby Lespinasse,
4 – Olga Khokhlova (gruaja e tij e parë),
5 – Marie-Thérèse Walter,
– – – – – –
6 >> Dora Maar (1907-1997) [ e dashur e tij, nga viti 1936 deri më 1944 ],
– – – – – –
7 – Françoise Gilot,
8 – Genevieve Laporte (Pikaso ishte 70 vjeç kur më 1951 qe “dashuruar” në 24 vjeçaren Genevieve Laporte. Edhe pse ende së bashku me Françoise Gilot, e pati “mashtruar” bukuroshen Genevieve për 2-3 vite, deri më 1953, kur e patën lënë të dyja njëkohësisht…),
9 – Jacqueline Roque (më 1953 Pikaso takohet me Jacqueline Roque, e cila disa vite më vonë u bë gruaja e tij e 2-të, më 1961, kur Pikaso ishte 79 vjeç)

Shkurt, as si djaloshar as si xhufurrak Pikaso s’rrinte rehat – dy nga Muzat e tij e patën vrarë veten, Marie-Thérèse Walter më 1977, dhe Jacqueline Roque më 1986.

(ngjitur: përafërsisht të “gjitha” portretet e Dora Maar, bërë nga Picasso…, dmth. kuptohet, relativisht te “gjitha” : )