“Alfa” dhe “Beta” individët!

(sguraziu – ap, shtator 2017)

…antropologët thonë se ka dy lloje individësh, sipas tyre kemi të ashtuquajturit “alfa” dhe “beta” individë.

Beta” individët jetojnë më shumë për botën sesa ekskluzivisht për vete, jetojnë për t’u “dukur”, ego-ja e tyre ka nevojë për doza sistematike të ekspozimit, të tillë s’mund të rrinë pa i “treguar botës” se kanë blerë rroba firmato, se tani kanë këtë makinë apo këtë luksozitet në shtëpi, se kanë ndenjur në këtë kafene, se kanë vajtur për pushime në Katmandu a në Ibiza, se kanë qenë në piknik… e të ngjashme. Pa të tillë individë rrjetet sociale si Fb, My Space… e të ngjashme s’do t’ishin kurrë çfarë ato janë, s’do kishin shans për sukses. “Beta” individët janë zakonisht karieristë, kanë nevojë për grada e dekorata, ata kurrë s’mund të operojnë “vetëm”, por kanë nevojë për grupet e nëngrupet sociale, për klanokraturat e nomenklaturat, duke qenë karieristë filozofia parësore e tyre është “qëllimi nuk i zgjedh mjetet“, të tillë lehtë shiten e “blihen”, korrupsioni etik e materialistik pothuaj nuk e arrin fare “nivelin” e ndërgjegjes së tyre…