Europa, Kadmusi (mbreti i Ilirëve) dhe gruaja e tij Harmonia!

S. Guraziu – Ars Poetica, M 2014

(…kur Enkelejet filluan të sulmohen nga Ilirët, perëndia ua shfaqi një orakull se ata do ta fitonin luftën kundër Ilirëve në qoftë se pranonin që të udhëhiqeshin nga Kadmusi dhe Harmonia. Enkelejet u binden ndaj tyre për udhëheqjen në luftën kundër Ilirëve, dhe e fituan luftën. Pastaj Kadmusi u bë dhe mbret i Ilirëve, dhe kishte një djalë me emrin Ilirius…)

Kadmusi qe martuar me Harmoninë, bijë e Aresit (Perëndisë së Luftës) dhe Afërditës (Perëndeshë e Dashurisë). Kur e arriten moshën e vjetër disa prej perëndive e ndëshkuan Kadmusin (sepse e pati vrarë drangoin e shenjtë) me dënimin për të jetuar pjesën tjetër të jetës si një gjarpër. Harmonia e donte burrin e vet aq shumë sa s’mund të jetonte pa të, ajo u kërkoi perëndive për ta kthyer dhe atë në një gjarpër, në mënyrë që t’mund të ishin së bashku. Perënditë ia plotësuan dëshirën.

Kadmusi (ose Kadmosi) ishte një princ fenikas, i vëllai i Europes. Ai u dërgua nga prindërit e vet për ta kërkuar Europen dhe për ta kthyer rishtas në Tiro, pasi ajo pra qe rrëmbyer nga Zeusi. Kadmusi qe përmendur nga Herodi për sjelljen e alfabetit fenikas – “phoinikeia grammata”, dhe grekët e patën përshtatur për të formuar alfabetin e tyre. Kadmusi e themeloi qytetin grek të Tebës, Akropoli u emërua fillimisht Kadmeia për nder të tij. Sipas mitit grek, pasardhësit e Kadmusit e qeverisën Tebën për disa breza, duke përfshirë dhe kohën e luftës së Trojës.

Europa pra motër e Kadmusit, fëmijë të mbretit Agenor dhe mbretëreshës Telefasa të Tiros, ishte dhe motër e Feniksit e Siliksit. Europa qe rrëmbyer nga Zeusi dhe sjellur në Kretë, i cili kishte marrë formën e një demi të bardhë, dhe nga ai… Europa pastaj qe nëna e Minotaurit, Radamantosit dhe Sarpedonit.

Nga mitologjia nuk është se mund të “kurorëzohen” të dhënat me aq saktësi, mitet janë mite… në: “Apollodorus – Biblioteka Mitologjike”, përkthyer dhe përgatitur në holandisht nga John Nagelkerken, hasa në tekstin si vijon:

“Kadmusi së bashku me Harmoninë e patën braktisur Teben, dhe patën ardhur tek Enkelejet. Kur Enkelejet filluan të sulmohen nga Ilirët, perëndia ua shfaqi një orakull se ata do ta fitonin luftën kundër Ilirëve në qoftë se pranonin që të udhëhiqeshin nga Kadmusi dhe Harmonia. Enkelejet u binden ndaj tyre për udhëheqjen në luftën kundër Ilirëve, dhe e fituan luftën. Pastaj Kadmusi u bë dhe mbret i Ilirëve, dhe kishte një djalë me emrin Ilirius. Më vonë ai dhe Harmonia u shndërruan në gjarpër dhe Zeusi i dërgoi ata larg në Fushat Elisesë”

(bashkëngjitur)
Dhunimi i Europes, 1637-39 (Pikturë e Guido Reni, Europa e rrëmbyer dhe dhunuar nga Zeusi)

– Harmonia e bukur, bijë e Afërditës (Perëndeshës së Dashurisë) dhe burri i saj si gjarper (Pikturë e Evelyn De Morgan – Kadmusi dhe Harmonia, 1877)

– Kadmusi konsultohet me Orakullin e Delfit se ç’duhet të bëjë tutje pasi nuk ia ka dalur ta gjejë motrën e vet, Europen (Studio e Hendrick Goltzius, 1615 – Rijksmuseum, Amsterdam)

– Kadmusi në luftë me drangoin (Studio e Hendrick Goltzius, 1615 – Rijksmuseum, Amsterdam)

– Shoqëruesit e Kadmusit gllabërohen nga drangoi (Studio e Hendrick Goltzius, 1615 – Rijksmuseum, Amsterdam)