Jo vetëm Shiko por dhe Ndiej (Përjeto)!

S. Guraziu – Ars Poetica, 2013

(Sony – Two Worlds – 1000 puthje në thellësi – Me zërin e “erret” të Leonard Cohen)

(…ndoshta asnjë reklamë tjetër (dmth. që mua më ka rastisur ta shoh ndonjehere) nuk e inkuadron artin poetik në mënyrën siç e bën reklama “Sony – Two Worlds”. Askund tjetër nuk puçen poetikja me vizualen artistike më bukur, e thella shpirtërore me atë më të skajshmën dramatikë të sipërfaqes së gjallimit ndjesor e fizik…)

***
Njerezit, shpirtrat takohen në aq shumë mënyrash te ndryshme. Në panumër pikash pikëtakohen dhe Arti me Shkencen, janë gjëra që duhet të takohen. Ndonjehere edhe unë takohem me artin, me shkencën dhe me gjithçka tjetër. Ndoshta gjithkush… njëjtë, takimet sikur janë të pashmangshme. P.sh. sa e sa herë e kam “takuar” poetin Leonard Cohen, artin e tij, shpirtin e tij. As kur nuk prisja ta takoj, madje dhe aty ku as që mendoja se do ta takoj ndonjehere – thjesht s’do më shkonte mendja.

Bashkëngjitur një diç e bukur si “reklamë”, për kompaninë e mirënjohur Sony. Reklama eshte punuar nga një kompani per “advertising” e keso punesh, me emrin “Spy Films”. Si art vizual i ardhur ne jete jo vetem nepermjet idese, kreativitetit dhe efekteve speciale por dhe me “ndihmën” shkencës në mënyre te tërthurur – eshte dic si njefare dansi romantik mes shkences dhe artit – pra po ta thosha keshtu me ca fjale paksa më abstrakte, do dilte më e shkurter. Sepse në këtë lloj arti njëra pa tjetrën sikur vështirë të “realizohen” plotësisht.

Si reklame, nga aspekti artistik-reklamatik eshte dic vertet e qëlluar (kjo sipas meje, sipas njohurive te mia ne kete drejtim). Si ide nuk eshte aq origjinale, sic mesova doli se eshte “derivacion” nga filmi i shkurter “Nuit Blanche”, punuar më pare nga e njejta kompani. Pastaj si reklame eshte aso e shtrenjtë, reklamash te tipit a la Delta Lloyds, qe kerkojne shume… Bie fjala duhet gjetur muziken, e kjo s’është aspak çështje e vogël. Dhe nese duhet, ja do jetë askush tjeter por kesaj radhe Clint Mansell (ka bere ky muziken dhe per filmat e njohur Black Swan, pastaj për Requiem For A Dream etj.). Pra asgje nuk i eshte lene rastesise. Versioni kinematografik i reklames eshte po ashtu në 3D, keso gjerash tashme disi sikur nenkuptohen, sikur e kerkon vetvetiu puna, sikur imponohen nga vetë industria…

Në rregull të gjitha, por çfarë ka të veçantë reklama dhe përse desha t’i rendis këto dy-tri fjalë lidhur me të? Nuk është as shumë por dhe as pak – njeriu niset dhe flet për ato çfarë i interesojnë, mua më interesonte Poezia, arti poetik i ngerthyer ne “komercializmat” e korporatave dhe vallëzimi i artik poetik me format tjera artistike.

Ndoshta asnjë reklamë tjetër (dmth. që mua më ka rastisur ta shoh ndonjehere) nuk e inkuadron artin poetik në mënyrën siç e bën reklama “Sony – Two Worlds”. Askund tjetër nuk puçen poetikja me vizualen artistike më bukur, e thella shpirtërore me atë më të skajshmën dramatikë të sipërfaqes së gjallimit ndjesor e fizik.
Kur për dy shpirtra koha sikur ngadalësohet, sikur “ndalet”, në të njëjtën kohë hiper-realiteti sikur shpërthen aq bujshëm dhe i pushton-kaplon të gjitha shqisat e mundshme, këtë e shpalosë secili kuadër i videos, që ashtu-kështu sikur i matur me mikrometra, secili event i akorduar me secilin tingull.

Video-reklama inkuadron një poezi shumë të fuqishme të Leonard Cohen, e inkuadron edhe zërin e tij. Poezia e Cohen audiencës i imponohet të “lexohet me veshë”, mediumi nuk është letra (sepse nuk mund te jete por as nuk eshte nevoja te jete), audio-poetika “koheniane” pa germa germatizohet si një milion copëzash të xhamave dhe të grimcave të panumërta nga dimensioni fizik, bashkëdyzohet me vizualen surreale dhe me realitetin e dashurisë, me të vërtetën e saj si subjekt-qëllim.

Për kompaninë Sony, reklama mjaft bukur përçon mesazhin komercialistik, atë që kompania dhe ka mëtuar ta përcjellë tek konsumatori potencial – denjësisht e bukur: “JO VETËM SHIKO – NDJEJ (PËRJETO)”.

Original poem: That’s What I Heard You Say, written and read by Leonard Cohen

Don’t matter if the road is long
Don’t matter if it’s steep
Don’t matter if the page is gone
It’s written that we’ll meet.
I loved you when you opened
like a lily to the heat
and I love you when it closes
a thousand kisses deep.

I know you had to lie to me
I know you had to cheat
You learned it on your father’s knee
and at your mother’s feet.
But did you have to fight your way
across the burning street
where all our vital interests lay
a thousand kisses deep…

Sony – Two Worlds (Director’s Cut) – from Spy Films
Director: Arev Manoukian
Music: Clint Mansell