Dueli i Heshtur, 1967

(sguraziu – ars poetica, nentor 2019)

(vallë pse këto 20-30 vitet e fundit s’patëm asnjë “Gjon Mili” të mirëfilltë, vallë pse Hollivudi shtiret sikur s’di gjë për Skënderbeun)

…Dueli i Heshtur, 1967 – gjysmë shekulli më parë, filmografia shqiptare ujdiste “Action” e aventurash me nëndetëse e me anijesh, sillte lloj-lloj filmash, ndoshta dhe “thriler-ash” a la Hitchcock – ndërsa sot hm… e çuditshme, anise e di se ka të bëjë me ekonomikat e me bishtat e “tranzicionales” (kultura varet drejtpërdrejt nga mirëqenia ekonomike – thoshte Ajnshtajni i madh) ama këto 20 vitet e fundit s’kam parë asnjë prurje bie fjala të zhanrit “Action” nga filmaxhinjtë e Shqipërisë : )
apo ndoshta thjesht kam ngelur mbrapa me përcjelljen e “artit të shtatë shqiptar”, mund dhe t’jetë, natyrisht që jam dhe i prapangelur, s’e mohoj…

…vetë, ç’është e drejta, ka me vite jam duke pritur që hëpërhë ta bind dikush Hollivudin t’i rreket një filmi “blockbuster” për Skënderbeun, aso në shkallë grandioze, nëse Hollivudi mund ta bënte për Leonidhat e grekëve, për Trojat hipotetike e për Akilat, pse mos ta bënte dhe për Skënderbeun real e historik, vallë a nuk ishte Skënderbeu ai që e mbronte Evropën – sipas meje madje më shumë interesant do ishte subjekti i Skënderbeut sesa fantazia me Akilat e mitologjisë, gjithsesi kuptohet… Hollivudi i ka parametrat e vet të biznesit, e di se duhet “lobuar” dhe në këtë industri, një skenar i mirë, bindës dhe do t’i bindte ata producentët e Hollivudit, nganjëherë them mëvete vallë pse nuk e patëm këto 20-30 vitet e fundit asnjë “Gjon Mili” të mirëfilltë, 1 Gjon Mili i vërtetë do bënte mjaft, do gravitonte prapa perdeve hollivudeske, do pinte kafe me ata “Fox-at”, me “Warner brothers”… do sillte diç në dritë, do t’i bindte…

…ndërsa, kur është fjala për filmografinë shqiptare sot, e di se për t’i xhiruar “rambot” e “james bondat” duhet shumë para e investime, ndoshta buxhet prej dhjetra e qindra milionash, ama fitohet përshtypja se më shumë filma bënte “Kinostudioja e Re” dikur, sesa që bëjnë tani gjithë studiot shqiptare së bashku (qofsha gabim, pasi dhe s’jam ekspert, dihet… por thjesht e shpreha përshtypjen time