Piktori kanibalist – Një detaj “interesant” për piktorin Zoffany!

S. Guraziu – Ars Poetica, M 2014

William Dalrymple e paska përshkruar piktorin Zoffany të ketë qenë “i pari dhe i fundit nga Royal Academy si një kanibalist”. Johan Zoffany ishte një piktor gjerman i Neoklasicizmit, si piktor ishte aktiv kryesisht në Angli. Veprat e tij ndodhen në shumë galeri të shquara britanike, si National Gallery, Londër, në Tate Gallery dhe në Royal Collection.

***
S’kam dëgjuar kurrë për ndonjë artist “kanibalist”, as dëgjuar as lexuar, një detaj “interesant” sa i përket piktorit Johan Zoffany qenka diç lidhur me kanibalizmin. William Dalrymple e paska publikuar librin “Mugalët e Bardhë“, në vitin 2002 (White Mughals, 2002, Penguin Books) në të cilin i paska përshkruar marrëdhëniet e ngrohta që ekzistonin midis britanikëve dhe disa indianëve në shekullin XVIII dhe fillimshekullin XIX.
Në atë kohë një në tre burra britanikë në Indi na qenkësh martuar me një grua indiane.

Librin e Dalrymple vetë s’e kam lexuar, por si info të “kureshtisë” (aso ad hoc), sipas Enc. Britannica libri i dokumenton lidhjet ndëretnike midis oficerëve britanikë dhe grave indiane, si dhe kontekstin gjeopolitik të fundshekullit XVIII në Indi.
Dalrymple po ashtu i shqyrtuaka bashkëveprimet e Krishterimit dhe të Islamit, duke hedhur në pah marrëdhëniet çuditërisht të brishta në mes këtyre dy religjioneve në kohët e Indisë së atëhershme.

Në librin e vet Dalrymple paska shkruar se piktori Zoffany pati jetuar për një kohë në Indi, gjatë kthimit për në Angli anija e tyre qenka shkallmuar, aksidenti paska ndodhur diku në ishujt Andaman. Të mbijetuarit paskan praktikuar një lloj “llotarie” në të cilën humbësi i rastit (ndonjëri nga marinarët) është ngrënë!
William Dalrymple e paska përshkruar piktorin Zoffany të ketë qenë “i pari dhe i fundit nga Royal Academy si një kanibalist”. Ndërsa sipas të dhënave, Zoffany paska qenë njëri nga anëtarët themelues të Akademisë së Re Mbretërore, në v. 1769.

Në një artikull të publikuar në The Guardian, të v. 2002 (i cili është në linjë) thuhet se në atë libër Dalrymple argumenton që rënia e Perandorisë së Mugalëve u “pasqyrua si pushtim indian i imagjinatës evropiane”, autori Pankaj Mishra ofron një vështrim ekspertësh lidhur me librin e W. Dalrymple “Mugalët e Bardhë”.

Artikulli i P. Mishra në The Guardian mund të lexohet këtu:
Review: “White Mughals: Love & Betrayal in Eighteenth Century India, by William Dalrymple

Ngjitur:
Johan Zoffany (1733-1810) – Tribuna of the Uffizi, 1772-78 – Royal Collection, Windsor