Diç si koment, rreth Fb-grupit LShAKSh të Gjermanisë!

Diç si koment i gjatë, për “hir” të një komenti të paqartë!
SGuraziu – Ars Poetica, N 2019

Nëse postimet e mia në Fb-grupin LShAKSh të Gjermanisë duhet t’jenë të moderuara (kjo dtth. eventualisht dhe të censuruara) atëherë si anëtar kërkoj që grupi ta ketë një “kolegjium redaksional”, çfarëdo… fuqizuar me cilindo lloj unanimiteti të grupit. Me subjektivizma e me ngarkesash emocionale, cilido moderator forumi a grupi mund të kthehet në një censurues e manipulator komunitetesh…

Është FAKT (anise fakt abstrakt, tepër gjithpërfshirës, diç si ombrellë) se të flasesh për gazetën “Rilindja” do t’thotë të flasësh për Kosovën si “pjesë politike” e ish-Jugosllavisë, do t’thotë të flasësh për Mehmed Hoxhat, për Fadil Hoxhat, Ilaz Kurteshat, Xhavit Nimanat, për Ali Shukriat, Kolë Shirokat, Shefqet Gashat, Bajram Selanat, Azem Vllasat, Remzi Kolgecat, Hysen Kajdomçajt, Asllan Fazliat etj etj.
E di që shumkujt ndoshta s’i pëlqen madje as emrat t’ua përmendim. Ama këta emra janë, me gjithë popullin e Kosovës, krye-akterët e Historisë, që për nja gjysmë shekulli e kanë “krijuar” historinë, i kanë ngjizur faktet e pakontestueshme.

***
Në Fb-grupin LShAKSh (i cili grup moderohet nga z. Pal Sokoli dhe 3 moderatorë të tjerë, dhe i cili grup i paska 3974 anëtarë), kohët e fundit më erdhi ftesa të regjistrohem dhe mua, ok 1 buton duhej shtypur dhe voila… pastaj i postova 2 copëza rreth gazetës “Rilindja”. Nëse njeriu bazohet në reagimet, atëherë nga afro 4000 anëtarë të grupit, sëpaku 20 prej tyre e paskan lexuar. Okidoki, më mirë te jete lexuar… sadopak nga cilidokush, sesa fare nga askush.

Atë ditë kur i postova, fillimisht vetë z. Pali duhet t’i lexonte dhe t’i aprovonte në rolin e moderatorit. Gjithsesi, që nga koha kur janë postuar, ndoshta para 1 jave, s’pati komentuar askush. Tani paska komentuar vetë z. Pali (sot, ose mbrëmë). Në rregull sa u përket komenteve të “vona”, ama komentet e Krye-moderatorit për mua nuk ishin dhe aq të qarta. E pyeta (atje tek komenti) “mund t’jesh më i qartë?”, s’më ktheu përgjigje – sepse ndoshta s’ka patur kohë.

Fakti se për postimet tona duhet aprovimi i moderatorëve, më shtyri të mendoj që eventualisht të largohem nga grupi. Pasi s’është as e mundur (e ndoshta as “legjitime”) që 1 Krye-moderator dhe 2-3 ndihmësa të vet (që ai i ka zgjedhur), t’i menaxhojnë postimet e 4000 anëtarëve.
Thjesht ndoshta s’mund të kapërthehet, s’do kishin kohë as t’i lexonin, pa le diç tjetër. Shkurt e troç, nuk përputhet madje as me konditat e forumeve “klasike”, dikur para 10-15 viteve. Nëse postimet e mia në Fb-grupin LShAKSh të Gjermanisë duhet t’jenë të moderuara (kjo dtth. eventualisht dhe të censuruara) atëherë kërkoj që grupi të ketë një “kolegjium redaksional”, për 4000 anëtarët sëpaku të ishin 10 persona të zgjedhur me çfarëdolloj unanimiteti.

***
Komentet rreth Historisë kosovare s’janë dhe s’duhet t’jenë gjoja “metafora” poetike, të ngelin gjoja figuracione as=as, edhe-edhe, ku autorët e metaforave (dmth. vjershëtorët e poetet) i rezervojnë të drejtat për t’ngelur “asnjanës e misteriozë” e madje dhe hermetikë.
Jo, do ishte mirë që komentet rreth historisë kosovare dhe fakteve të jenë të qarta. Sidoqoftë… të flasësh për “Rilindjen” do t’thotë të flasësh për Kosovën e ish-Jugosllavisë. Faktet rreth Historisë së Kosovës duhet t’i interpretojmë njësoj, dhe patjetër duhet kuptuar ato drejt.

Nëse lexuesit (anëtarët e grupit LShAKSh) mendojnë totalisht ndryshe, pse jo, të “menduarit ndryshe” madje është dhe diç si “normë” e arsyes – liria për t’menduar ndryshe padyshim është diç si “baza” e të gjitha lirive.
Mirëpo kjo nuk nënkupton “lirinë” pë keqinterpretimin e Fakteve – nuk më pëlqen historia siç ishte, më pëlqen siç e interpretoj unë vetë, ma ka ënda kështu sepse e urrej këtë apo atë subjekt, dhe gjërat tani dua t’jenë siç kam dëshirë vetë, siç besoj unë se ishin apo se janë.

Do doja dhe unë ta zhbëja sëpaku Millosheviç-kriminelin dhe masakrat e paramilitarëve të tij, për fat të keq gjërat NUK funksionojnë ashtu. Me subjektivizma të tillë e me ngarkesash emocionale cilido moderator forumi a grupi mund të kthehet në një censurues e manipulator komunitetesh. Cilido grup a forum është një komunitet, herë më i vogël herë më i madh, herë 100 anëtarë herë 1 milion të tillë.

Për fat të mirë, jemi të lirë të mendojmë lirshëm, me një milion e një variante të lirisë së medimit, por pra me kushtin bazik… duke i respektuar e duke gravituar rreth Fakteve. Për çfarë fakte e kemi fjalën? Epo, kryekëpuet për fakte të thjeshta, bazike: Serbia ua pati “vjedhur” lirinë kosovarëve – është FAKT, qoftë dhe i definuar varfërisht, ngelet FAKT!

Sa i përket Historisë faktet do duhej t’jenë diç si orientirë të lirisë sonë të mendimit. Mendojmë lirshëm e bujshëm, ama duke respektuar faktet. Sepse, afërmendsh, nëse të mendonim të gjithë njësoj do ishte aq bajate, do ishim pakashumë ngjashëm siç ishte dikur ajo solo-partia e xhaxhi-Hoxhës! Duke menduar njësoj mbase bota do kishte “ngelur në vend”, s’do bëhej asnjë hap përpara, s’do shpikej asnjë “ide” e re. Padyshim njeriu do ishte ende në kohën e akullnajave gjoja duke bërë patinazh “politik”, nëpër shpellat a në kasollet e kashtës duke fshirë pluhurin me mjekrat e gjata… Assesi pra, s’duhet menduar “njësoj”, ama faktet duhet interpretuar njësoj dhe duhet kuptuar ato drejtë.

Nuk di si e shohin anëtarët e grupit (LShAKSh) historinë e Kosovës (si pjesë politike e ish-Yu, e më vonë si “nëpërkëmbje” totale e entitetit kosovar nga nacionalizmat serb, nga thundra e epokës millosheviçiane, e madje dhe nga vetë lupa e aka-demave të shkencave beligradeske), por di që s’mund të mohohet si kapitull i historisë, sepse është histori gjysmëshekullore e një populli të tërë.

Di se postimet e mia i bëj ashtu siç e shoh unë Historinë, dhe di se historia duhet parë sa më “objektivisht” që t’jetë e mundur. Meqë as objektivizmi absolut nuk ekziston.
Dikur trevat kosovare e më gjerë ishin dhe si “vilajete” të Perandorisë Osmane – edhe historianët e edhe ne lexuesit gjërat mëtojmë t’i shohim siç ishin nën thundëzezën otomane, trevat ishin dhe nën okupimin bullgar e serb… prapë duhet parë gjërat siç ishin nën “opingat” bullgare e sllave.
Të flasësh për “Rilindjen” do t’thotë të flasësh për Kosovën e ish-Jugosllavisë, e qartë…

***

Asllan Fazlia – “Asgjë… në kundërshti me interesat kombëtare”!
SGuraziu – Ars Poetica, N 2019

(…kërkonte barazi me etnitë e tjera në Jugosllavi, kërkonte “republikë” për Kosovën se “…po t’ishim republikë ndryshe do t’zgjidhej kjo ose ajo çështje…”)

|- – –
Në vitin 1961 “kuadrovikët” e largojnë për njëzet vjet Asllan Fazlinë prej “Rilindjes” duke i dhënë funksione të tjera deri kryetar në dhomën federative të Jugosllavisë, anëtar i këshillit ekzekutiv federativ, sekretar ne komitetin krahinor të Kosovës, kryetar i Lidhjes socialiste të popullit punues të Kosovës, kryetar i komitetit komunal të LK në Prishtinë etj.
Në vitin 1981 vjen prapë në “Rilindje” në funksionin e drejtorit të përgjithshëm për herë të pestë, kur tashmë “Rilindja” si ent i rëndësishëm kishte 1300 punonjës.

Sikur dhe herëve të tjera kur ishte në “Rilindje” edhe tash Asllan Fazlia kërkonte që t’punohej me kujdes, gradualisht, hap pas hapi për të mos gabuar e pastaj për t’u shembur gjithçka. Njihej si politikan shqiptar i asaj kohe që kërkonte barazi me etnitë e tjera në Jugosllavi, si politikan shqiptar që kërkonte republikë për Kosovën se “…po të ishim republikë ndryshe do të zgjidhej kjo ose ajo çeshtje…”. Por ai i porosiste gazetarët shqiptarë që “duhet t’jemi të kujdesshëm, mos ta djegim jorganin për një plesht”, kur u deklaronte atyre “…se asgjë nuk do të bëjmë në kundërshti me interesat kombëtare”.
|- – –
(shkëputur nga dorëshkrimi: “Asllan Fazlia (Skicë për një portret)”, 2014 – Autor: A. Derguti – Redaktor: R. Shahu)