Persefona, dhe “ambasadorja” friziane e gjuhës amtare!

(sguraziu – ap, nentor 2019)

…edhe dy foto nga Vogue (NL) – fotoja majtas, është nga fotografi Ervin Olaf (për Vogue të Holandës, 2013), anise nga Vogue nuk sqarohej gjë, mund t’supozohet se fotoja qëllimisht “koinçidon” me subjektin e mitologjisë greke, me bukuroshen Persefona (në mit. romake njihet si Proserpina), Persefona ishte vajzë e Zeusit, Kryeperëndisë së Olimpit, dhe e perëndeshës së Bujqësisë, Demetra – vajza e tyre Persefona qe rrëmbyer nga Hadesi dhe kushtimisht qe bërë gruaja e tij (Hadesi ishte vëllai i Zeusit, zot i Nëntokës, zot i jetëpërtejmes ose i të vdekurve, “guvernatori” i Hadesit, pasi ashtu quhej, sipas emrit të tij quhej dhe mbretëria e të vdekurve)…

…ndërsa djathtas, Doutzen Kroes, top-modeli i famshëm holandez, 35-vjeçarja nga Frislanda (njëra nga provincat e Holandës), “engjëlli i bikinive” të Victoria’s Secret, pastaj bukuroshja e reklamave të panumërta (si psh. të Loreal etj.), është shfaqur madje dhe nëpër filma (Wonder Woman, Justice League… anise role “minore”), Kroes është fort krenare që është nga Frislanda dhe që nga v. 2007 vepron si ambasadorja e fushatës “Praat mar Frysk”, një fushatë që synon t’i bëjë frizianët të vetëdijshëm për dygjuhësinë e tyre, duke e inkurajuar përdorimin e gjuhës amtare në vend të holandishtes së “unisuar”, standarde (tani quhet “Standaardnederlands”, dikur Algemeen Beschaafd Nederlands – ABN). Holandishtja standarde është varianti i standardizuar i gjuhës që mësohet në shkollat e universitetet, dhe përdoret nga qeveria e autoritetet si dhe nga mediat anembanë Holandës, por dhe në Belgjikë, në Surinam, Kuraçao, Sint Maarten dhe në Aruba.