Nganjëherë reklamaxhinjtë ia qëllojnë pikës!

…nganjëherë reklamaxhinjtë ia qëllojnë pikës, si psh. këta të librave “Steimatzky” – po lexuam Don Kishotin e Servantesit padyshim dhe Sanço Pança do jetë prezent në imagjinatën tonë, pa le ai vetë, ose në rastin e Harry Potter edicioneve, për magjistarin Gandalf s’do ishte aspak problematike magjia e të shfaqurit në ëndërr : )

info shtesë:
komenti lidhur me personazhin Gandalf ishte thjesht “gafë” e qëllimshme, pasi ai nuk i takon imagjinatës së J.K. Rowling por asaj të J. R. R. Tolkien – Gandalf, një karakter fiktiv në veprat e zhanrit të fantazisë të J. R. R. Tolkien, ku ai shfaqet si një magjistar në “Hobbit” dhe në “The Lord of the Rings”, më vonë luan një rol të rëndësishëm në Luftën që përshkruhet në librat “War of the Rings”.
J. R. R. Tolkien (John Ronald Reuel Tolkien), shkrimtar, akademik, filologjist – Magnum opus: “The Lord of the Rings”
(sguraziu)