Rue Crémieux – Rruga simpatike-romantike e Parisit!

(sguraziu – ap, nentor 2019)

…në fotot e Instagram paska komentuar Vogue (e Holandës) vitin e kaluar – sipas Vogue (NL):
Parisi ende shihet si një nga metropolet më të bukur të botës, andaj natyrisht kryeqendra e Francës do jetë e njohur për mjaft gjëra të mira; për ushqime të mira, për modat, për ndërtesat piktoreske, për parqet, sheshet, etj. pra çështja s’është se ç’mund të bësh në Paris, por ç’do zgjedhësh të bësh, nga gjithë ato mundësi, nga mundësitë e panumërta…
pastaj Vogue sqaronte se rruga “Rue Crémieux” nga postuesit në Instagram qenka bërë “pika” më e popullarizuar e Parisit – iu besova, pse t’mos iu besoj gazetareshave të Vogue, edhe fotot vetë “flasin” se qenka rrugë mjaft simpatike, ata të Vogue e dinë që s’e mohon kush madhështinë e Champs Elysees, duke qenë një gala-rrugë se jo shaka, njëra nga më të bujshmet e më të gjatat e Parisit, s’është vetëm rrugë “ordinere” por dhe bulevard e shetitore grandioze, është gjithçka për parisienët… e gjithashtu është njëra nga rrugët më luksoze të kryeqytetit, aty mund të gjenden markat më të famshme, me Dior-a, me Chanel-a, Cartier-a, Vuitton-a… padyshim të gjitha markat luksoze të botës gjenden aty, ama ata të Vogue e dinë, këso fotosh simpatike-romantike s’mund të shkrepen në Champs… vetëm në “Rue Crémieux” : )