“Galabri”, një thesar i vlefshëm multimedial!

S. Guraziu – Ars Poetica, Shkurt 2017 (Pak fjalë…)

Arkivi multimedial “Galabri”, i cili mirëmbahet dhe pasurohet sistematikisht nga Bashkim Demaj (Zvicër), falë punës së tij të palodhshme për vite të tëra, falë dashurisë së tij për historiografinë shqiptare, falë patriotizmit dhe entuziasmit të kulluar, duke i gjurmuar materialet e vjetra (duke i gjetur ato ku janë e ku s’janë, madje dhe duke i blerë me paratë nga xhepi i vet), dhe duke i deponuar ato në linjë, ka rezultuar që “Galabri” të bëhet njëri nga multimedia-thesaret më interesante të botës virtuale shqiptare.
Në ato pak fjalë që kam ndërruar me të, nuk është se pata mësuar detaje (modestia e tij është aq e “heshtur”… sa dhe ai vetë), vetëm pas pothuaj 2 vitesh të vizitave atje ia kam dalur ta kapërthej sadopak aktivitetin e tij. Pra ai s’flet shumë, por Database “Galabri” që tani përmban materiale që do ia kishin lakmi madje dhe arkivat institucionale…

Deponuar pastër e pa reklama, në një server stabil e të shpejtë, Galabri ofron ndoshta rreth 100 GigaB materiale historike, VIDEO [ afro 100 filma… vetë ajkën e kinematografisë shqiptare, afro 50 dokumentarë të zgjedhur me kujdes (materiale edukative / informative), pastaj klipe të ndryshme që kanë të bëjnë me historiografinë shqiptare etj. ], AUDIO [ inçizime të rralla nga më të hershmet nga e gjithë sfera mbarëshqiptare, si psh. Tefta Tashko – Koco, 1937-1942, Kenge Popullore Shqiptare (1950-1978), Nexhmije Pagarusha (1963-1970), Chants et Danses dAlbanie (1956, 1961), Folk Music of Albania, 1966, Les inedits – Chant des enfants du monde – Albanie, Marcel Cellier – Mysterious Albania, 1979, Ansambli Autokton Rugova (1973), Old Albanian Folk Songs, 1900-2000, Authentic Albania (1998), Albania – Vocal, Instrumental Polyphony (1988), Fan Noli, Mithat Frasheri dhe Incizime te tjera, 1900-1970, etj. etj të ngjashme, panumër materiale të çmuara polifonike e instrumentaliste-burimore ], pastaj foto e ilustrime historike, grafika, libra, revista, dokumente, harta etj.

Shembull:
Rubrika Filma Shqip [ 82 tituj ~ 30 GB ] – Skanuar nga S. Guraziu, Shkurt 2017
Vizito: Galabri