Tekstet gego-standardisht të muzikave kosovare!!

(s. guraziu – ars poetica, dhjetor 2019 – koment – rinia kosovare siduket e ka kuptuar thelbin, mjaft me tekstet gego-standardisht, o bëje këngë, o kangë… por jo drith-e-miell : )

…kam përshtypjen, gegnishtja e muzikave moderne kosovare gjithnjë e më shumë është duke u avancuar, gjuha e teksteve të pop-folk këngëve kosovare kohët e fundit sikur është duke e arritur një lloj “standardi” mëvete, dhe kjo është për lakmi, është për t’u lavdëruar – meqë afërmendsh, edhe gjuha e këngëve mund të përmirësohet, psh. duke e shkruar më saktë, duke i definuar fjalët më qartë, duke u shmangur sadopak nga lokalizmat ekstremë (duke ikur nga termat e “1 fshati të vetëm të provincës së thellë”… të cilat s’i kupton askush përveç fshatit në fjalë) etj etj.

…një dikush e kishte postuar tekstin e këngës “S’ki me m’pa” (dmth. paska një këngë e rinisë kosovare që titullohet ashtu), sa për mua vetë sakaq m’u ngjall buzëqeshja, desh u mrekullova me pedantërinë e gegnishtes, dorën në zemër, më i saktë ndoshta as vetë Fishta s’ishte, psh. kënga “S’ki me m’pa” nuk është vajtje udhës rreth-e-rrotull, në shumë vende perdoret shtegu “trup”, janë lëmuar bukur e përdoren aq natyrshëm “pi…”, “pe…”, “sun…” – kso gjana… zor t’i ketë përdorur Fishta aq ëmbël, qëkur ai merrej me ca “lahutash” e me epikash, nuk merrej aq me lirikat e ndieshme, me aso kur “kputen zemrat… mbas dashnive të dështueme” – sidoqoftë, ja teksti më poshtë, rinia kosovare siduket e ka kuptuar thelbin, mjaft me tekstet gego-standardisht, o bëje këngë, o kangë… por jo drith-e-miell : )

[ S’ki me m’pa ]

S’kish ma t’fortë se zemra njerit
Pi durojke 1000 plagë
Pi durojke flakët e ferrit
Po vazhdojke me rreh prapë
Kur po dojshe pe harrojshe
Edhe veten edhe krejt
Si në andërr po jetojshe
E s’po dishe n’tokë me prek
E ma n’fund i çela sytë
Sun jetoj, sun jetoj ma për të dytë
S’ki me m’pa, s’ki me m’pa
As në andrra s’ki me m’pa