Gëzimi i parë i vitit…

gëzimi i parë i vitit – s’di për të tjerët, për mua edhe sivjet gëzimi i parë erdhi kur pushuan fishekzjarret, natyrisht s’kam ndonjë arsye t’i urrej kinezët për shpikjen e tyre, aq larg s’ka vajtur puna, po ashtu dihet që urrejtja është një ndjenjë totalisht joracionale, ndjenjë fare kot… gjithkush duhet ta ketë nën kontroll, mirëpo kur ndërrohen motet s’kam ndonjë arsye as për t’i dashur kinezët, diç ngjashëm si me çmimin e Nobelit, të gjithë e duam Nobelin, apo jo… ja që askujt s’i shkon mendja tek 300 e kusur patentet e eksplozivit që i pati shpikur, pra për fishekzjarret e kinezëve jam pakashumë as=as, neutral, as dashuri as urrejtje – pastaj i lehtësuar ia urova vetes vitin e rinimit, “uroj t’jetë e bukur e 2016-ta”, meqë tashmë ka disa vite kam filluar i numroj vitet “tatpjetës” (dmth. ngjashëm si kur lançohen raketat, 9, 8, 7, 6, 5…), secilin vit duke u rinuar, le t’jetë për botën e 2020-a… për mua është e 2016-a, nëse me 1 psiko-truk të vogël mund t’ia “hedhim” vetes ateherë pse jo, pasi kot dritat e krismat e së jashtmes, kot buja e lagjes, kot dehja e deliri i festës, rendësi ka si ndjehemi ne vetë realisht, jo çfarë mendojnë të tjerët : )
(sg – ap, 2 janar 20)