Njohësit e Politikës (Barcoletë)

(sg – ap, j 2020)

Leci & Cima shkojnë për pushime n’Durrës, si shokë të pandashëm që janë as atje s’i harrojnë hallet e tyre të zakonshme, mirëpo natyrisht flasin dhe për shumçka tjetër; për sportin, për lotarinë, për korrupsionin kosovar, për “diskriminimin” e durrësakëve jokosovarë, për rrëmujen e plazhit, për politikat “turistike” të Shqipërisë, për politikat “politike” të Evropës, për Olimpiadën e Anglisë… Në një moment Cima i thotë:
– Lec, s’ta kam përmendur, pata menduar dhe unë të shkoj në Londër, t’i përcjell garat olimpike “live”… por e anulova.
– Pse e anulove?! – çuditet Leci
– Epo, atje vozitin në anën e majtë, apo jo! Ne s’jemi mësuar ashtu, vetë s’kam përvojë, s’është se kam udhëtuar aq nëpër botë. E provova të ushtrohem pak… nja dy herë desh më mbytën pa shkuar as deri n’Lipjan. E anulova n’vend, e pashë s’jam hiç për të majten, përtej Durrësit s’duhet ta lëvizim këmbën, nuk thonë kotë “dija hallin vetes”…

[ fotot: nëse s’gabohem, foto të Durrësit bërë nga Alket Islami, shkrepur nga ajri, dmth. në fluturim e sipër me glidë ]