Gjithçka e “paguajmë” me sekondat e vjedhur të jetës!

[ gjithçka e “paguajmë” me sekondat e vjedhur të jetës… ]

…padyshim ka panumër muzika të mira për të cilat s’dimë, ende s’e kemi idenë, anise tashmë të gjitha muzikat e botës Youtube i ka grumbulluar në një vend të vetëm, dekadat e fundit të zhvillimit internetik ndër të tjera ishin dhe diç si “revolucion” multimedial, njerëzimi tashmë e ka deponuar virtualisht gjithë memorien e vet artistike-kulturore, te gjitha stilet e zhanret ekzistente të muzikave janë deponuar në Youtube (diç si medium “universal”), gjithë folk-pop kulturat e sub-kulturat e kontinenteve, gjithë laryshia e trashegimisë etno-muzikale e 1 miliard kinezve e madje dhe e apaçve, gjithë “muzat” dhe frymëzimet e klasikes se shekujve mund t’i gjejme, me Mozarta… e me lloj-lloj serenadash, por dhe Madonnat e Jacksonat e 70-ave, 80-ave, sikur dhe miliarda muzikat e kohëve të reja, s’duhet madje as të paguajmë gjë, gjithçka “paguhet” me kohën tonë, me kureshtjen, me klikimet tona, gjithçka e “paguajmë” duke na i vjedhur sekondat e minutat e jetës me reklamat e imponuara, shkencat e “joshjes” së masave internetike janë “kategori shkencore” në vete, bie fjala sa i përket artit të “vjedhjes së vëmendjes” Google (si pronar i Youtube) dhe Facebook kanë “kontribuar” më së shumti, atyre duhet hequr kapelën në këtë drejtim, sistemet internetike e kanë ujdisur gjuhën e vet të “biznesit”, janë marrë vesh për gjithçka, të gjitha ligjet e ekonomisë virtuale e të profitabilitetit mbase tashmë janë rutinash AI-algoritmike – mrekullia vetë… ama njeriu do duhej t’i kishte 3-4 jetë ngjitas për t’i dëgjuar të gjitha, thjesht e pamundur – s’dija për këtë muziken, dikush e kishte postuar linkun… tani e di dmth 🙂
(sguraziu, ap shkurt 2020)

HAVASI – The Road