Hera e parë që pashë “zemër djathi”!

[ hera e parë që pashë “zemër djathi” ]
…ky fotografisti “bukën” e fituaka seriozisht (duke bërë foto) – sikur po thosha mëvete : )
dmth. aso “stock photo” të përkryera, me lustrime fotoshop-ike, foto që shkrepen enkas për “hir të estetikave artifiça”, përndryshe s’i ha pazari – jo vetëm që qenka kujdesur për detajet e perimeve (supeeer të freskëta), pastaj e qartë që preferuaka ushqim të shëndetshëm, por shih si e ka prerë djathin, hm… s’do isha kujtuar djathin si “zemër”, e sidomos jo në mëngjes, përgjumur… në nguti e sipër, madje kjo duhet t’jetë hera e parë që pashë “zemër djathi” : )
(sg – ap, shkurt 2020)