Kupidoni s’është as “stupid” as budalla!

[ kupidoni s’është as “stupid” as budalla… ]
s’jam “anti-amorist”, nga ata që merren me kampanjat “stupid cupid”, që merren me festash anti-valentiniane – jo, fjala e pionierit, thjesht s’kam patur fat sivjet : )

…pothuaj paskam harruar, por sot diç si festë, ata që duhen sot është supozuar të merren me amoriadat e me floriadat, vetë jam rehat në këtë drejtim, s’më kanë ftuar sivjet as “valentini”, as “venera”, as “amori” për t’festuar – paçka se mund të shkoj bie fjala në disco-n e lagjes, s’ma ndalon kush, ka aty lloj-lloj dritash e muzikash, padyshim do ishte diç si marramendja, do dehej njeriu duke vallëzuar e festuar : )
(sg – 14 shkurt 2020)