Franz von Matsch – Triumfi i Dritës ndaj Errësirës, 1897

Franz von Matsch (1861-1942) – Triumfi i Dritës ndaj Errësirës, 1897
(sguraziu – ap, mars 2020)

…më shumë se gjysma e pikturës i takon Aurorës (Dritës), e qartë “perandoria e dritës” e dominon të epërmen e tabllos, në fund një djalosh me kurorë e me një pishtar në dorë, mbase Prometeu, iluministi i njerëzimit, ai ia dhuroi njeriut zjarrin, ia fali shtytjen e përparimit, kushtin parësor të avancimit, ia fali njeriut atë që u takonte vetëm perëndive, e pati vjedhur ne fakt, hyjnor ama u desh të bëhej dhe hajn, pati sakrifikuar për njeriun, sakrificë aq e madhe, sot njerëzimi s’i ka kujt tjetër më shumë borxh sesa Prometeut (poeti anglez… ai Bajroni i hijshëm pandehte se “borxhi ndaj Prometeut është shlyer me 1 statujë mashkulli, me 1 nudo neoklasiciste”, eh… qe lajthitur aq shumë, lajthiten dhe poetët nganjëherë), pa le që Prometeu e pati paguar shtrenjtë, ishte hyjnor por dhe hyjnitë i kishin hierarkitë e veta, edhe ata mund të dënoheshin nga kryehyjnorët, qe ndëshkuar mjaft rëndë nga Zeusi… ama aq i bënte atij, i pati duruar të gjitha vuajtjet e dhimbjet, sepse njeriu duhej të përparonte, t’mos ngelej në errësirë…
…miku i hershëm i vëllezërve Klimt, piktori Franz Matsch padyshim do i ketë patur në mendje të gjitha aspektet e “simbolizmit” të dritës, pasi drita simbolizon shumçka, dihet kjo, është vetë gjeneza jetësore, zanafilla e jetës në tokë dhe mbarëvajtja “evolucionare” gjatë miliarda viteve qe mundësuar nga drita, pa Diellin (dritën) s’do ishim askund, as “jeta” e 1-qelizorëve s’do ishte nisur, sa për dinosaurë e tjera speciesh hiç se hiç, afërmendsh kjo : ) ama në kuptimin alegorik dmth. në përputhje me “modernizmin vjenez” të kohës, tabllon e tij duhet ta “lexojmë” si një lloj triumfi të iluminizmit intelektual, të ngadhnimit ndaj injorancës… ndokujt koncepti i dritës hyjnore dhe/apo çështjet e religjionit mund t’i rrinë më “afër zemrës”, why not… gjithsesi edhe ky aspekt ka t’bejë me iluminizmin mendor e shpirtëror, kështu që s’ka kontradiksione, në fund arrihet tek i njëjti “thelb” i thelbësores 🙂