Hiper-realizmi i Ginette Beaulieu – Disa portrete!

Ginette Beaulieu, piktore kanadeze – në një faqe ku prezantoheshin disa nga punët e saj thuhej se Ginette përdor një teknikë të hiper-realizmit e cila nuk është tërësisht iluzion vizual (“trompe-l’oeil”), ajo fillon duke skicuar dhe pastaj e përfundon pikturën, theksohej që artistja nuk referohet kurrë në një model real (pra portretet janë ca bukuroshe imagjinare, “idealizuar” nga mendja – portretet e saj se si m’i kujtojnë ato bukuroshet britoneze në stilin “art nouveau” të piktores Elisabeth Sonrel… gjithsesi mendoj se realizmi artistik i Sonrel ngelet i paarritshëm nga hiper-realizmi “imagjinar” (kam frikë s’arrihet dot Sonrel… pa modelet reale, pa referencat e natyrshme : )
(sguraziu – ap, m 2010)