Gustav Klimt – “Vdekja dhe Jeta”, 1908-15

Gustav Klimt (1862-1918) – “Vdekja dhe Jeta“, 1908-15

…alegoria në stilin modernist “art nouveau” e artistit austriak të “simbolizmit” Gustav Klimt, me titull “vdekja dhe jeta” (jo jeta dhe vdekja) na sugjeron për psiko-efektin kërcënues dhe të përhershëm të vdekjes ndaj jetës, pavarësisht pozitës sociale a rangut shoqëror-politik, qoftë fjala për mbretrit a varfanjakët, secila qenie njerëzore pashmangshëm do ta sjell subjektin e “vdekjes” në mendjen e vet – thuhet se “jetë-vdekja” ishte temë qendrore artistike e Klimt, anise pikturat e tij (e sidomos skicat) janë të “ngjeshura” me femrash lakuriq, me nudizmin, me erotizmin, me sensualitetin a ndjeshmërinë, dmth. pa hyrë më “thellë”, ashtu sipërfaqësisht mbase do linin përshtypjen që artisti na ishte i preokupuar kryesisht me Erosin, me dashurinë, me të bukurën, me gjallimin… fare me vdekjen e me të tilla gjërash të trishta)…

Klimt ishte themelues dhe njëri nga anëtarët më të shquar të lëvizjes “Wiener Secession” (Secesioni Vjenez). “Secesioni…” u themelua në v. 1897 nga ai dhe një grup artistësh austriakë (që ishin distancuar nga Lidhja e Artistëve të Austrisë). Si lëvizje artistike “Secesioni…” përfshinte piktorë, skulptorë dhe arkitektë. Presidenti i parë i “Secesionit…” qe zgjedhur Klimt. Qëllimi i “ndarjes” pakashumë ishte kundërshtimi i nacionalizmit artistik, rinovimi i arteve dekorative, krijimi i një “arti total” (duke bashkuar artin piktural, skulptural, arkitektural dhe artet dekorative) si dhe, veçanërisht, duke kundërshtuar dominancën e Akademisë së Arteve të Vjenës dhe të salloneve zyrtare të artit vjenez, të orientuara tradicionalisht më shumë kah historicizmi artistik. Disa nga anëtarët e tjerë: Max Klinger, Richard Gerstl, Egon Schiele, Carl Moll, Max Kurzweil, Koloman Moser, Oskar Kokoschka, Julius Exter, Arnold Böcklin etj.)
(sguraziu – ap, mars 2020)