Chie Yoshii – “Gaja”

[ frymëzuar nga: “Madona me karrigën“, 1513-14, nga Raffaello Sanzio da Urbino, i njohur si Rafaeli (1483-1520) – djathtas ]

* Gaja (Zanafilla, Nëna Tokë, Natyra) – Sipas mitologjisë, ose më mirë sipas Hesiodit, perënditë dhe perëndeshat e para të lindura nga asgjëja e Kaosit ishin Gaja, Tartarusi, Niksi, Urani, Erosi, Erebusi, Hemera (anise Kaosi merret si “parahyjni në vete”, pra t’jesh diç si “univers kaotik” s’do t’thotë medoemos t’jesh dhe “asgjë”, në suazat hipotetike kjo qëndron… ka kuptim si vërtetësi, jo vetëm në kontekstin mitologjik por dhe sipas teorive moderne (psh. sipas “Big Bang-ut”), pasi ashtu-kështu ngelet e vështirë të vërtetohet “shkencërisht” zanafilla e universit, shkurt e troç s’kishin aspak “faj” ata të lashtësisë, ç’faj kishte Hesiodi i ngratë… qëkur as sot e kësaj dite s’e kemi idenë, e lehtë të “teorizosh”, e lehtë të klithësh “big bang”, “string”… whatever 🙂
Filli i mitologjisë greke “rrumbullakësohet” dmth. me këto hyjni zanafillore – prej tyre Gaja dhe Urani i lindën perënditë pasardhëse, Titanët dhe Ciklopët. Tutje pas tyre erdhën Zeusi, Poseidoni, Hadesi, Hestia, Hera, Demetra, këta dhe do t’i përmbysnin Titanët (baballarët), luftrat e perëndive mitologjike përfundojnë dmth. me fitoren e perëndive “olimpike” kundër perëndive “titanike”, kryezoti i “olimpikëve” do ishte Zeusi.
(sguraziu – ap, mars 2020)

Chie Yoshii – “Gaja”