Elenat e Shalot (Disa piktura, pak fjalë)

[sguraziu – pak fjalë]
…s’di nëse ndokush t’i ketë numëruar të gjitha “Elenat e Shalot” (ndoshta as muzeumet e institucionet e artit s’e dinë aq “saktë” : ) por ka me dhjetra, në mos qindra, vizatime, gravura, piktura… pothuaj panumër sosh, secila më e bukur se tjetra, me subjekt “Elena” e bukur, fisnikja e dashuruar deri në vdekje, së cilës nuk i qe kthyer dashuria – gjithsesi le t’ia fillojmë me versionin e piktorit Waterhouse, “Zonja e Shalot” është njëra nga pikturat më të famshme të tij, piktura si skenë vizuale na e paraqet mbarimin ose fundin e poemës së poetit Alfred Tennyson, me të njëjtin titull. Waterhouse ishte një piktor anglez, i njohur për stilin piktural të Akademizmit, dhe i cili më pas e pati përqafuar stilin dhe filozofinë e Pre-Rafaelitëve, pikturat e tij kryesisht kishin si subjekt femrat nga mitologjia e lashtë greke dhe nga legjendat arturiane.

Poema “Zonja e Shalot” (1832) është një baladë lirike e shquar për romantizmin mesjetar, simbolika enigmatike e poemës i pati frymëzur sa e sa piktorë, veçanërisht Pre-Rafaelitët. Poema e Tennyson bazohet në legjendën arturiane “Elena e Astolat” (siç rrëfehet në një vepër italiane të shek. XIII me titull Donna di Scalotta – Zonja e Skalotit).
Poema pra rrëfen historinë e romancës së Elena Astolat, një e re fisnike e burgosur në kështjellën e një ishulli afër Kamelot (diç si “kryeqytet-kështjellë” madhështore, apo qendër e mbretërisë arturiane). Elena do vdiste nga dashuria për Lancelotin, në legjendën arturiane njëri nga kalorësit e Tryezës së Rrumbullakët, trim dhe kalorës fort i zoti, në legjendën përshkruhet si krahu i djathtë i mbretit Artur…

John William Waterhouse (1849-1917) – Zonja e (Kështjellës) Shalot, 1888

John William Waterhouse (1849-1917) – Zonja e Shalot (Duke shikuar Lancelotin), 1894

…Zonja e Shalot, 1894 – majtas: versioni final, dhe djathtas: studim – pata lexuar në një vend që kritikët më shumë i parapëlqejnë “brushat e lira” në studimin (djathtas), sesa versionin e përfunduar (majtas) – hm, padyshim këta do kenë patur më shumë shije e preferenca për “impresionizmin”… pata buzëqeshur 🙂
pasi impresionizmi dhe ishte një lloj “stili i revoltizmit” – si karakteristikë e impresionizmit është psh. si vijon: për shkak të “shkitjes” së lëmuar të brushave, dhe të ngjyrave hedhur “trash” në kanavacë, pikturat në stilin “impresiv” lënë përshtypjen se janë punuar shpejt e shpejt (njësoj si dhe studimet e paraskicat që i bëjnë piktorët para se t’ia fillojnë asaj tabllosë “përnjëmend” – sipas meje bie fjala ky studim i Waterhouse lirisht mund të klasifikohet si “pikturë e kryer” impresioniste – po ashtu temat e impresionizmit nuk “rrahin” ndonjë problematikë, as nuk mëtojnë të “lodhen” me ndonjë mesazh…
(sguraziu)

George Edward Robertson (1864-1920) – Zonja e Shalot, 1900

John Byam Liston Shaw (1872-1919) – Zonja e Shalot, 1898

Sophie Gengembre Anderson (1823-1903) – Zambak-Çupa e Astolat, 1870

William Holman Hunt (1827-1910), dhe Edward Robert Hughes (1851-1914) – Zonja e Shalot, 1890-1905

John Atkinson Grimshaw (1836-1893) – Zonja e Shalot, ~1875

– – –

Trëndafili “Zonja e Shalot” (2010, Austin, Britani e Madhe)

…madje ka dhe lule, trëndafil, që mban emrin “Zonja e Shalot”, emrin e zonjës së bukur si zambak por e pafat sa i përket dashurisë, njihej si Elena, princesha-zambak e Astolat – kjo fotoja m’u duk më kualitative, e zgjodha… si “prezantim” të gjithë trëndafilave “Shalot” (dmth. pasi Interneti mund t’i ketë me miliarda foto-trëndafilash : )
(sguraziu)