SG – Ode Heshtjes, 2020

ODE HESHTJES!
S. Guraziu, 2020 (skicë…)

Kryemadhi, kryeskuthi, më kok’madhi nga Shqipëria (kuptohet.. tashmë i njohur) si Zeus në Olimpia, si rrufe në qiellin e qetë, e çau të bruzten e Parnasit (aq papritmas) si pord** e Apollonit në Beotia, papritur e pa kujtuar kërkoi “azil” në Helvetia – heshtje, shurdhësi, s’piptiu kush andej kah vendlindja, ndërsa këndej t’plasi buja e euforia, Europa shtangu, “jo sonte… ” – i tha Zeusit, mos prit gjë nga ëmbëlsia – e ngrata… e befasoi vetë befasia, t’na u përloten simotrat Italia e Francia, u bën tok Britania e Germania, “Deutsche Welle” deklaroi “uh, qyqja… Zezëdita, tani e tutje le t’me quajne Lindita”, pasuan intervistat e tejoqeanikave, s’e prisja këtë nga Ty – i fshinte lotët vetë statuja “Liberty”, me Vatra e Diej i befasoi e papritura, s’e fshehu befasinë as “Voice of America”!

Dhe vetë ngela… s’më befasoi befasia, ama vetë mrekullia, një gjë m’u bë e qartë kristal, Kryemadhi vërtet e dashka gruan e vet, e dashka aq shumë… aq sa, në këtë drejtim (sa i përket dashurisë) tani e tutje do kem respekt për të – ndërsa për të tjerat do hesht, do i vë kapak gojës sepse i dua fëmijët e tij (i ka 4-5 engjëj, të bardhë si drita), i dua aq shumë, po aq sa dhe ai vetë, i dua njësoj si fëmijët e mi – heshtni o burrani, buzëqeshni, strukuni diku në askundësi… për hir të brezit të ri!

[ ngjitur: 1 – Johann F. Overbeck (1789-1869) – Italia dhe Germania, 1811-1828, dhe 2 – Rex Woods – “Britania” ]