Olivia Clare – Asht dhe Nuancë

ASHT DHE NUANCË
Olivia Clare [ 1982, ShBA ]

Ishte një grua e re
që jetonte në këpucët e saj.

Kurriz-zhveshur, ulej
me pleqërinë
dhe me lëng kulumbrie
i shkëlqente thonjtë.

Çantëz e leshtë,
bagazh, manaferra
në shishen me xhin.

Ngjyrëvjollca
e tokës ngjitej në qiell.

Mbase Moska në radhë,
ose Polonia,
ku u dogjën numrat.

Purpuri i myshkut u khye.
Në disa miliona hije-nuanca.
Gjashtë milionë më shumë.

Ngjyrëvjollcë myshku,
dhe gjithë milionat, blu.

Ajo i kishte nëntë shpirtra,
s’dinte ç’të bënte.

– – –
© Olivia Clare – Burimi: Poetry (Nëntor 2011) – via Poetry Foundation, ShBA
© përkth. S. Guraziu – Ars Poetica, 2020

Notë (sguraziu):
Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit – Poetry Foundation sot e ka shpërndar poezinë e Olivia Clare, “Asht dhe Nuancë”, duke shtuar se 75 vjet më parë, më 27 Janar 1945, Ushtria e Kuqe Sovjetike e çliroi kampin përqendrimit në Aushvic (Poloni).

Së bashku me poezinë e shqipëruar, i ngjita dhe 2-3 foto të këtij kampi famëkeq, milionshit poetik të poetes së re amerikane po ia shtoj dhe “statistikën” e tmerrshme të Aushvic, statistikën e “tymosur” në komorat e gasit, në krematoriumet… dhe ngjitur në blunë e pafajësisë qiellore, për t’ngelur përjetshëm si purpur në ndërgjegjen e njerëzimit – Aushvici ishte një kompleks përqendrimi i krijuar nga nazistët në pjesën e aneksuar të Polonisë, mbi 1.300.000 njerëz e kanë kaluar ferrin e Aushvicit, më shumë se 1.100.000 prej tyre kanë gjetur vdekjen vetëm aty… pra në një kamp të vetëm.