Thomas Roussel – Muzika për Defileun e Modës L’Oreal-Paris (Java X), 2019

Thomas Roussel – Muzika për Defileun e Modës L’Oreal-Paris (Java X), 2019

 

(pak fjalë)
…sa për modën Franca ka panumër bukuroshesh e top-modelesh, dihet kjo… por vula e krenarisë së L’Oreal-Paris siduket është vetë bukuria holandeze (pa Doutzen Kroes L’Oreal sikur s’ka fort qejf t’i mbajë paradat, Kroes do ta “hapte” defileun me fustanin e kuq, do defilonte pastaj në fund dhe me 1 fustan tjetër me lulesh “franceze”), kështu që s’është sekret, jo vetëm Parisi por e gjithë Franca krenohet me bukurinë e Lulandisë : )
gjithashtu mjaft simpatik akti i Eva Longoria, duke u shtirur për pak çaste gjoja si “dirigjente” e pop-orkestrës simfonike…

…sa për muzikën, e shkëputa 1 min. (nga 20 minutat e performancës “live”) – kaq, pra muzika si shkas, falë muzikës pop-orkestrale dhe besoj i përmenda të gjitha që ia vlen rreth defileut në fjalë; fola për muzikën, për orkestrën, për bukurinë lulandeze, për 2 fustanet franceze, për krenarinë parisiene etj : )
(sguraziu – ap, shkurt 2020)