Humbja e Privatësisë dhe “Arroganca” Googlo-Zuckiste!

S. Guraziu – Ars Poetica, 2014 (Vështrim i shkurtër)

(slogani i NSA është slogani më “arrogant” i së sotmes, slogani më i paturpshëm i shekullit XXIPlotësim: ishte, sepse tani mungon, athua vallë pse e kanë hequr ?! )

Sipas meje çështja e privatësisë dhe brenga për të dhënat personale që administrohen nga institucionet shtetërore dhe nga kompanitë e mëdha private është problemi më i madh i qytetërimit modern. Në ShBA, motoja ose slogani i NSA s’është aspak më ndryshe por: “Nëse s’ke gjë për t’fshehur, s’ke arsye për t’patur frikë“! (shih foton, Utah Data Center – qendra më e madhe amerikane për spiunazh dhe përgjim të qytetarëve).

Sipas meje slogani i NSA është slogani më “arrogant” i së sotmes, slogani më i paturpshëm i shekullit XXI. (Plotësim: ishte, tani mungon,  tani e kanë zhdukur – athua vallë PSE?!)

Në artikullin “Humbja e privacisë“, Umberto Eco s’ka thënë asgjë të re as gjeniale, s’ka thënë asgjë që nuk e dinim. Nuk pajtohem me “ngutulushizmin” e vështrimit sipërfaqësor të tij. Komenti i Umberto Eco vërtitet rreth një artikulli të Z. Bauman – Eco na “shpjegon” se për çfarë flet Bauman; sesi “rrjetet sociale” (Facebook e këso të ngjashme – që përfaqësojnë instrumente të vëzhgimit të mendimeve dhe emocioneve të të tjerëve) po përdoren e shfrytëzohen nga pushtete të ndryshme me qëllim kontrollimin e qytetarëve. Por nga ana tjetër Bauman flet për “një shoqëri rrëfimtare që promovon ekspozimin publik të vetes, si një mënyrë për të dëshmuar sa më shpejt dhe me efikasitet ekzistencën e vet shoqërore“. Me fjalë të tjera, për herë të parë në historinë e njerëzimit – sipas Bauman, thekson Eco – të përgjuarit bashkëpunojnë me përgjuesit… sepse “dikush i sheh” teksa ekzistojnë!

Pasi na “shpjegon” se për çfarë flet Bauman në artikullin e vet, dhe pasi na i përmend ca shembuj (bie fjala sesi zonjat që tregtojnë me vetveten “online” duke i shitur kënaqësitë trupore e paskan thyer akullin, e paskan rrëzuar çdo “tabu” rreth prostitucionit modern – pra, duke gjeneralizuar, duke e futur “gjithë shoqërinë” në shembujt e vet) në fund Eco e mbyll me konkluzionin: “përse merakosemi kaq shumë për privatësinë? Nuk i plas askujt për asgjë. Për të ekzistuar, rëndësi ka që të dukesh“.

Do doja sikur “segmenti etik” i çështjes në fjalë t’ishte kaq i thjeshtë (siç pandeh Eco). Mendoj se është më i thellë dhe shumë më kompleks. As Eco as Bauman s’e kanë vrarë mendjen se mos vallë “ego-ja e ulët” e audiencave ordinere u dashka ta përfaqësojë gjithë shoqërinë – dhe hoooop NSA apo Google apo Facebook me business-ambicjet e tyre na paskan të drejtë ta shpallin veten “ekspertë” të antropologjikave! Edhe Eco edhe Bauman harrojnë që jo e gjithë lagjia merret me “ekspozime” në vitrinat e kuqe, as Eco as Bauman nuk e kanë vrarë mendjen se ka dy lloje individësh, ka të ashtuquajtur “alfa” dhe “beta” individë. Këta të dytët vërtet jetojnë për t’u “dukur”, jetojnë më shumë për botën sesa ekskluzivisht për vete, ego-ja e tyre ka nevojë për doza sistematike të ekspozimit, të tillë s’mund të rrinë pa i “treguar botës” se kanë blerë rroba firmato, se tani kanë këtë makinë apo këtë luksozitet në shtëpi, se kanë ndenjur në këtë kafene, se kanë vajtur për pushime në Katmandu apo në Ibiza, se kanë qenë në piknik… e të ngjashme.

Nuk pajtohem me “ngutulushizmin” e vështrimit sipërfaqësor të problematikës nga Eco, mendoj që ai duhet të kishte menduar një grimë më thellë. Sepse mos vallë “rendi i ri” botëror na qenka zuck-izmi, twitter-izmi, youtub-izmi apo amerikanizmi i guglushëve! Vallë Eco paska harruar që Amerika është/ishte “produkt-rezultat” i Evropës, i gjithë verio-amerikanizmi, Kanadaja komplet, i gjithë jugo-amerikanizmi dhe australianizmi ishin dhe janë “produkt-rezultat” i Evropës. Apo na qenka e kundërta, dhe Evropa tani duhet të “amerikanizohet” duke menduar sipas mostrave zuck-iste ose a la “guglushçe”!?

Ka me vite debate dhe diskusione në nivel të lartë akademik lidhur me etikat dhe “profecitë” e George Orwell. Në fakt është “luftë” pan-evro-amerikane… dhe besoj unë, komentet e Angela Merkel (jo larg moti në kohë) lidhur me monopolistikat e gjigantëve përtej oqeanit (si Google, Facebook e këso), flasin mjaft për këtë problematikë. Po ashtu planet për Internet 2… nuk janë thjesht plane, Internet 2 nuk erdhi si “ide kot” por si nevojë, si projekt ndoshta sëshpejti do ta ndajë botën rishtas në dysh, sepse ka tepër shumë “arrogancë joetike” në qasjen amerikançe për “rendin e ri” të botës!

Në Janar të këtij viti pata komentuar rreth videos “Makinat transparente“… dhe shkrova dy-tri fjalë për “politikat” e Facebook, ku disa gjëra s’mund të ri-editohen, e vetmja mundësi është “fshirja” e tyre. Por postimet në fakt fare nuk fshihen, ato vetëm do jenë të padukshme, s’do figurojnë në faqe. Të gjitha postimet tona mbesin në “clusters” të Facebook, të Google etj, çdo fjalë e shkruar, çdo gjë që kërkojmë në Internet, secilën faqe që ka “prekur” shfletuesi ynë, madje çdo “dashuriçkë” apo shaka në Gmail-chat, në FB-chat, çdo gjë që shkruajmë…. kurrë nuk fshihet.

Ky restriksion i moseditimit në Facebook pra është i “çuditshëm”, sepse Facebook është një blog ordiner, sepse janë postime tonat në një blog të thjeshtë. Fb s’ka të drejtë dhe as Youtube, as Google as askush t’i “uzurpojnë” postimet e përdoruesve, ata s’kanë të drejtë të diktojnë norma “monopolistësh të Internetit” etj etj. Një “politikë” e tillë e gjigantëve internetikë e miratuar nga institucionet federale të ShBA, në fakt është absurd i shek. XXI. Thjesht s’e kuptoj si është e mundur diç e tillë kur është fjala për “privacy” dhe për të drejtat elementare të njeriut modern! Nuk e kam të qartë si është e mundur që opinioni publik (në EU dhe po ashtu në ShBA) akoma “heshtur”.
Por e di që nuk duhet t’jetë ashtu, ndoshta as nuk do jetë dhe aq gjatë. E di se ndryshime rrënjësore duhet të ndodhin lidhur me shumçka sa i përket “Info Treasury” apo “Public Data Banks” të qytetarëve. E di që është absolutisht JO në rregull që një Facebook si korporatë manipulative, apo një Google si “shkrirje” e gjithçkaje si interes amerikan… të vendos se ç’do të bëhet me të dhënat e jetës sonë, t’ua shesin ato kinezëve, eskimezëve apo reklamaxhinjve të sex-toys nga Londra e Amsterdami.

Pastaj unë s’jam fare amerikan, vetem sa per shembull, ku i dihet thjesht ashtu për qejf të qejfit ndoshta s’dua të mendoj as të jetoj “amerikanisht”. Duhet tani Google t’na i diktojë globalisht normat + kushtet e një blogu personal dhe të një chat-i privat a la amerikançe?! Mos vallë “rendi i ri” botëror na qenka amerikanizmi i guglushëve!

E di se EU duhet të zgjohet nga “gjumi”, opinioni publik amerikan po ashtu, e di se “big brother-i informatik” dhe asnjë “info treasury” nuk u takojnë kompanive të tipit “Facebook” apo “Google”.

***
Transparent Machines” (teksti si vijon cituar nga video me të njëjtin titull, bashkëngjitur më poshtë – sguraziu)

Kemi ndërtuar entitete gjigante korporatash dhe qeveritare, mundësuar këto nga një sasi e madhe e informacionit personal dhe ne presim që ato entitete të jenë makina transparente në shërbimin tonë, presim që ta bëjnë jetën tonë më të sigurt dhe më të lehtë, zemërohemi që kemi humbur privatësinë e megjithatë ende vazhdojmë me ngarkimin e aq shumë infove tona personale, të cilat info shiten për ofertuesin më të lartë, për shumë njerëz Google dhe Facebook tashmë e dinë cilët janë miqtë tuaj, e dinë kujt i dërgoni email, ku jetoni, ku punoni, çfarë libra lexoni, cilën këngë dëgjoni, në çfarë ngjarje a koncert shkoni, çdo gjë që kërkoni, çdo faqe të internetit qe keni vizituar, e madje dhe ku ndodheni fizikisht tani në këtë moment. Në fakt, ne jemi ato “makinat transparente” duke gjeneruar miliarda për korporatat gjigante me të dhënat tona private!

Video në fjalë:
http://vimeo.com/78716671

[ Shtojcë – Mars 2020 ]

EU – GDPR compliance (General Data Protection Regulation)

…përvjetori i GDPR, ligji më i avancuar në historinë e njerëzimit – dje, kureshtar se si “lexohet” ky kalendari (ashtu i rrumbullaket më dukej “interesant” si dizajn por dhe i koklavitur 🙂 e bëra daten e djeshme të “verdhë” – mirëpo më 25 Maj është përvjetori (pati hyrë në fuqi më 25 Maj 2018), GDPR është rregullorja më moderne e fuqizuar ndonjëherë në historinë e njerëzimit, ligji më i avancuar, vizioni më “largpamës” legjislativ… ideuar nga njeriu për mbrojtjen e njeriut modern dhe të së ardhmes