Gazetaria e pavarur kërkon “Ndihmë”!

SG – Ars Poetica, N 2017

…kjo “lutje” e The Guardian për “ndihmë” qoftë dhe prej 1 £, sikur më bëri të vetëdijshëm që gazetaria hulumtuese e pavarur që operon dhe bazohet në shtypin fizik padyshim duhet ta ketë dhe më të vështirë – “guardianët”, ndër të tjera, thonë:

Që kur veç je këtu (në faqe)… duam të pyesim për një favor të vogël. Më shumë njerëz se kurrë na lexojnë, por të ardhurat nga reklamat nëpër media po bien shpejt. Dhe ndryshe nga shumë media të lajmeve, ne nuk kemi ngritur një “paywall” – duam ta mbajmë gazetarinë tonë sa më të hapur që t’ jetë e mundur. /… / Gazetaria hulumtuese e pavarur kërkon shumë kohë, para dhe punë të vështirë. Por ne e bëjmë sepse besojmë që pikëpamjet tona janë të rëndësishme – sepse mund të jetë dhe pikëpamja juaj…