Gjithkush i ka dëshirat dhe ëndrrat e veta!

…kosovarët mund t’pandehin se kanë dëshirë më shumë sesa unë që Kosova të aderojë në EU, ok… s’duhet tani ndonjë garë dëshirat e kujt na qenkan më të zjarrta, por do doja që t’sigurohen se gjithkush i ka dëshirat dhe ëndrrat e veta, në rastin tim ka shumë aspekte të “dëshirimit”, është mjaft komplekse të kapërthehet, ose tekefundit do duhej një libër i tërë, gjithsesi 1-ri prej këtyre aspekteve është si vijon:

sapo t’hyjë Kosova në EU do t’kem shansin të kënaqem dhe vetë, psh. do vërtitesha tërë diten rreth Parlamentit të EU, brenda s’më lënë… kuptohet, ata djelmoshat e “security” qoftë dhe fare kot të shohin vëngër, duhet aso “identiteti diplomatik” në gjoks, aso VIP-karte plastike, mirëpo as politikanët s’rrinë tërë ditën ngujuar brenda, në mbrëmje padyshim i merr uria dhe dalin – dhe kështu do t’kem shansin të pi kafe me gjithë liderët e partive kosovare, do rrija me lloj-lloj përfaqësuesish e ekspertësh, herë me Albinat e herë me Harashimat, herë me picimulat e herë me cimilimat, do ta shuaja mallin e 20-30 viteve të fundit që kurrë s’pata shans as t’i shoh “live”, pa le të rri me politikanët, hiç se hiç…

[ fotoja ] poster i partisë politike holandeze GroenLinks (GL), nuk di kur është bërë, ndoshta është me vite i vjetër, m’u duk poster mjaft “kreativ” dhe njëkohësisht pakëz qesharak, e njihja si parti por meqë s’merrem me politikat çfarëdo që them mund t’jetë gabim, andaj duhet të bazohem në ndonjë info publike – faqja e wikipedias holandeze për GroenLinks thoshte se është parti me një signaturë progresive kah e MAJTA, partia paska përfaqësues politikë gjithandej, që nga Këshillat e qyteteve (Gemeenteraad, ose Town Council në anglisht, në shqip s’di si duhet thënë saktë, fjala mbase është për Këshillat Komunale, respektivisht Këshillat Bashkiake, në Shqipëri)… e deri tek Parlamenti Evropian – këtë të fundit e mora me mend dhe vetë, pa përfaqësues në Parlamentin e EU s’do kishte kuptim asnjë parti politike, apo jo : )
(sg – ap, jan 2020)