Emily Dickinson – “Shpresa” është diç e puplosur

“SHPRESA” ËSHTË DIÇ E PUPLOSUR – (314)
Emily Dickinson [ 1830-1886, ShBA ]

“Shpresa” është ajo gjëja me pupla –
Që mbi degën e shpirtit rri –
Dhe ia thotë melodisë, pa fjalët –
Nuk pushon – kurrë të ndalur s’di –

Dhe më e ëmbla – në Furtunë – dëgjohet –
Dhe lëngimi duhet t’jetë stuhia –
Kënga e Zogthit mund të shurdhohet
Që për shumë shpirtra ishte ngrohtësia –

E kam dëgjuar në tokën më të ngrirë –
Dhe në Detin më të trazuar –
Megjithatë – kurrë – në Skajshmëri,
Një thërrime nga unë – s’ka kërkuar.

– – –
Burimi: via Poetry Foundation, ShBA
© për përkthimin, S. Guraziu – Ars Poetica, 2020