S’është truk (poetik)

S’ËSHTË TRUK (POETIK)
SG, 2013

(Ode për Sylvia Plath)

Drita… gjithçka
e bërë nga drita,
buzëqeshja jote
dhe e imja,
madje dhe vetë hijet,
psh. ato të nënbuzës,
kur buzëqesh
Mona Liza.

Errësira… asgjë,
diç si bazë
e maksiaturës,
medium pa ngjyrësinë,
thurimë e pëlhurës,
“blueprint” për pikturën,
aparencë e jashtësisë…
brenda thelbit
s’ka errësirë,
kuantat e dinë,
s’mund të ketë boshllëk
brenda vetë
boshësisë – ja pse
Sylvia pandehte:
një “krijesë” e mendjes
është po aq
dhe njëmendësi,
jo vetëm truk i poezisë,
andaj dhe ti,
rezidente e zemrës,
e imja poezi,
me frymë e me buzë
unë vetë t’i fal,
madje dhe ndjenjat,
bukurinë e gjithçka,
njësoj si dikur
Sylvia Plath…