SG – E “Kuqja” Homerike, 2019

E “KUQJA” HOMERIKE
S. Guraziu, 2019 (Skicë…)

Qeni i Herkulesit duhej t’i lëpinte dhjetëmijë traka jargësh, t’i hante dhjetëmijë kërmij deti, dhjetëmijë guaca Murex, për 1 gram të vetëm purpuri mbretëror – s’është sekret, Fenikasit e ndezën prushin e poetëve grekë (s’ka t’bëjë kjo vetëm me “alfabetin” e huazuar*, a me verbërinë e Homerit), bardi thjesht buzëqeshi, sakaq e kuqja i pushtoi zemrat e planetit, kështu ishte gjatë gjithë antikitetit – anise sot gjërat pakëz kanë ndryshuar, ca detaje s’duhet injoruar, psh. sot duhen dhjetëmijë buzëqeshje profileske, dhjetëmijë marrëzi, dhjetëmijë “vese narcisoide për 1 like” të vetme, gjithsesi… njësoj shtrenjtë si purpuri i Tyres, mbase jo për “trakat” viktoriane të Aleksandrit ama dhjetëmijë guaca duhej shtypur për 1 fije purpuri në shiritin e Cesarit!

(për ta ndihmuar sadopak të “kuqen” homerike-poetike ngjitas një grafikë e cila e zbulon vetë mrekullinë e rastësive – fenikasit, alfabeti, Tyra, purpuri, Europa (emri i Europes), feniksi, murali i OKB (feniksi), zjarri, ceremonia e olimpiadës, Londra, mbretëresha, simboli mbretëror, Olimpiada 2012, ftesa mbretërore, kaltër-purpurt-kuqe, stadiumi olimpik… etj etj. (mrekullira të koinçidencave : )