Miqësia Franko-Gjermane, lokomotiva me “dy krena” e Evropës!

(sguraziu – ap, p 2020)

“…mosmarrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës është (dhe) çështje e sigurisë evropiane” – patën thënë E. Macron dhe A. Merkel rreth 2 javë më parë – pa hë, të shohim sa do jetë frytdhënëse tutela franko-gjermane, urojmë që fjalët e tyre dhe zotimet t’mos ngelin vetëm “ledhatime politike”, tani kur pikërisht nën kthetrat e pandemisë globale Kosova s’e ka as stabilitetin qeveritar e as rehatinë e brendshme politike që do i duhej për t’u ballafaquar me situatën serioze…

***
…urojmë që leksionet e historisë evropiane t’jenë diç si “katalizator” i arritjes së stabilitetit politik edhe në Ballkan, nëse ia dilkan Franca e Gjermania t’ia lidhin grykën një “thesi-mijëvjeçar” prej mosmarrëveshjesh (ta mbyllin sëndukun e “ligësive” të Pandores), ta kurorëzojnë me miqësi e prosperitet, atëherë për të tjerët do duhej t’ishte sado-kudo më e “lehtë”, urojmë… thjesht me pak vullnet politik e mirëkuptim – siç e dimë, historia mes Kosovës e Serbisë s’ka qenë ndonjë histori për “lakmi”, ama nëse kujtohemi as historia franko-gjermane s’ishte për t’u mburrur, no way… ishte aq e turbullt, larg për t’qenë ndonjë histori “paqësore”, duke i lënë anash Luftrat I dhe II Botërore, vetëm nga v.1701 deri 1871 mes Francës e Prusisë (Gjermanisë) kishte 7-8 luftra, për fat të mirë tutje dalëngadalë dy popujt krenarë ia filluan me qafimet e me buzëqeshjet, “konfliktet botërore” ishin botërore… ama mund të thuhet se kishte një lloj faze njëshekullore të “këndelljes”, disa dekada “ftohje gjakrash” e amikalitet politik, dhe pastaj nga v. 1963 dy popujt e medhenj do t’jenë tutje diç si “motori binjak”, diç si lokomotivë me “dy krena” e Evropës – sot askush s’e mohon që Evropa në tërësi por as EU si aparat politik s’do ishin rehatuar kurrë pa “Miqësinë Franko-Gjermane”, kurorëzuar që nga 1963…