Për fat të keq (ose të mirë) s’merrem me politikat

(sg – ap, dhjetor 2019)
…vetë emri “Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme” për mua është i çuditshëm, fort i çuditshëm, me Ç të madhe – me sa kam kuptuar “çështjet ministrale dhe strukturat” e shqiptarëve janë më të koklaviturat e planetit, e ndoshta dhe jashtë… padyshim as Marsi s’do t’i ketë më komplekse – garant, dhe vetë 50 e kusur shtetet federale amerikane, me State Department-a e me Pentagona… me gjithçka së bashku nuk i kanë “strukturat” më të koklavitura – nëse t’isha në “pozitë” të mësoja si na funksionuaka psh. “sektori i diasporës”, padyshim do isha skajshmërisht kureshtar po aq sa skeptik, do t’i kisha “shoshitur ministritë” e Ramës me lloj-lloj pyetjesh kureshtie, ama për fat të keq (ose të mirë) s’merrem me politikat : )

* dikush qe e ka perpiluar skemen e ka shkruar drejt, “Evropen”, ama tek logoja pastaj dikush tjeter mendon se duhet “Europen” 🙂