Trysni Ultimative Politike – “Operacioni MexHide”!

(…Trump rishtas i “mbështetur për muri”, nga Presidenti kërkohet jo vetëm t’i lejojë por dhe t’i inkurajojë vendbanimet meksikane në gjithë territorin e ShBA…)

Përmes Yahoo-postës amerikane, via-via udhëve elektronike, na kanë ardhur informacione të besueshme se organizatat kryesore shqiptare, brenda vendit dhe ato të diasporës, po planifikojnë një kampanjë masive publike që do t’përfundojë më 1 Prill 2020 përmes një peticioni ultimativ për Presidentin Donald Trump. Kampanja është emëruar “Operacioni MexHide” dhe do t’i inkuadrojë gjithë burimet potenciale, pjesë të kampanjës do t’jenë bie fjala dhe rrjetet virtuale (të ashtuquajtura “sociale”) globale.

Zyrtarët e kampanjës thonë se hapi i tyre është vizion mondialist, se kontribuon për avancimin e modelit të paqes, duke qenë si impuls konstruktiv kundër vendimit të Presidentit Trump për t’i shpallur vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor Palestinez, të LIGJSHME.
Andaj në emër të demokracisë dhe të drejtësisë, organizatat shqiptare kërkojnë nga Presidenti jo vetëm t’i lejojë por dhe t’i inkurajojë vendbanimet meksikane (dhe të mbarë Latino-Amerikes) në gjithë territorin e ShBA.

Këto vendbanime duhet t’pajisen me “aparatura” moderne politike, si psh. qeverisje autonome dhe ekonomi të pavarur, por jokushtimisht ta gëzojnë dhe mbështetjen ekonomike federale. Të gjithë emigrantët që kanë mbërritur gjatë pesë viteve të kaluara, si dhe të ardhurit në të ardhmen duhet t’jetojnë në këto vendbanime. Pasi janë kryesisht toka të falura dikur nga indianët, dhurata të prabanorëve të kontinentit tashmë në pronësi të shtetit. Kuptohet, nëse e nevojshme, kundër një kompensimi të vogël, mund t’i marrin dhe tokat e qytetarëve amerikanë që veç jetojnë atje.

Ky propozim parashikon zhvillime normale në përputhje me amandamentin joekzistent të Kushtetutes Federale, s’para priten as ngecie as vështirësi brenda kornizës ligjore. Pasi vendbanimet e tilla, sipas parimeve demokratike të reciprocitetit do t’jenë absolutisht të ligjshme. Propozimi assesi s’është përzierje në Punët e Brendshme të ShBA, do ishte absurd dhe e pabesueshme nëse Presidenti ta kundërshtonte. Në fakt, Presidenti s’mund ta gjejë as dhe 1 argument kundër, tekefundit jo ndonjë të arsyeshëm! – thonë organizatorët e kampanjës “Operacioni MexHide”.

[ Adaptimi: S. Guraziu, D 2019 – Burimi: një agjenci imagjinare, simotër alternative suedeze e “wikileaks” – Ilustrimi: VectorStock ]