Kohë e pakohë (rreth situatës pandemike)

[ kohë e pakohë, kohë kur mund t’i ‘likuidosh’ ata që s’i do me 1 puthje të vetme ]

…njërën nga fqinjet kohët e fundit s’e kam parë me javë ndoshta, sot e pashë, dhe ok… pasi ndërruam ca fjalë e batuta rreth absurdit me situatën (pandemike), në ndarje po i thosha “shih moj… kujdesu për veten, mos e merr ‘asgjë’, është fort serioze” – ajo – “kujdesu dhe ti… ki mendjen, pa marrëzira e këso” – unë – “ehuuu tani e gjete, të njoh pothuaj 30 vjet kurrë s’më the të kujdesem, hajt se s’më gjen gjë, pse bën tani sikur të dhimbsem” – “s’thashë më dhimbsesh, thashe kujdesu” dhe qeshte – “mirë mirë, qesh sa të duash por duke ruajtur distancën, ja si harron… 2 m please, mos m’u afro tani, s’të besoj as unë, është kohë e pakohë, kohë kur mund t’i ‘likuidosh’ ata që s’i do me 1 puthje të vetme…” – ia krisi të qeshurës, për ca çaste ashtu ngeli, duke qeshur… iku duke qeshur : )
(sg – ap, 11 prill 2020)