Ajnshtajni poetik – Mirënjohja vjershërisht!

(sguraziu – ars poetica, prill 2020 – s’ishin të “koklavitura” vetëm formulat e shkencat ajnshtajniane : )

Edhe nëse emri s’është vendosur
Megjithatë stili është mjaft i njohur
Motër Frieda është ajo që e ka shkruar
Duke e bërë Ajnshtajnin të lumturuar
Kurrë kaq i pllakosur nga lumturia
Gjithmonë i lulëzuar nga dashuria
Duke shpërndar aromën mashkullore
Dhe, thellë nga zemra, mirënjohjen

Përkushtuar më 7. XI. 30
nga A. Einstein
[Albert Einstein (1879-1955) – Burimi: Heritage A., Dallas, ShBA, përshtatur në shqip: sguraziu ]

***
Si falënderim për kujdestaren, ose infermieren e nënës së vet, në v. 1930 Ajnshtajni e pati shkruar një diç si strofë poetike, anise nëna kishte tashmë 10 vite që pati vdekur. Parë nga përspektiva jonë, duke mos patur tani info s’është nevoja të spekulohet pse do ta shkruante pas 10 viteve, thjesht duhet ta marrim siç është. Vetë s’e kam bash të qartë, qëkur s’jam as studiues as biograf i Ajsnhtanit, apo më mirë, e thënë shkurt: (më) mungojnë të dhënat.

Nëna e Ajnshtajnit ishte Pauline Koch (1858-1920), një grua e cila kishte prirje për artet, ishte një pianiste e talentuar, ajo do ishte frymëzuesja që djali i saj Alberti t’ia fillonte me mësimet e violinës që në moshën 5 vjeç. “Një violinë, një karrige dhe një kupë me fruta… ishin e gjitha çfarë i duheshin Ajnshtajnit për t’qenë i lumtur”, apo jo!
Gjatë Luftës I Botërore ajo u sëmur nga kanceri, për shkak të përkeqësimit të shëndetit në v. 1918 qe shtruar në një sanatorium në Luzern. Kah fundi i 1919 Ajnshtajni do ta nxirte nënën nga sanatoriumi dhe do ta sillte në Berlin, të qëndronte me të dhe gruan e tij të dytë, Elsa. Një vit më vonë, në v. 1920 nëna e tij do vdiste.

Gjithsesi, s’ishin të “koklavitura” vetëm formulat e shkencat e tij : )
Psh. dihet se gruaja e dytë e Ajnshtajnit (Albert Einstein) ishte Elsa, ama nëna e Elsa ishte Fanny Koch, pikërisht motra e Pauline, e nënës së Albert Einstein, dhe babai i Elsa (Rudolf Einstein) ishte djali i Raphael Einstein, vëllai i gjyshit (atëror) të Albertit. Dmth. Alberti dhe Elsa ishin kushërinj të parë përmes nënave të tyre, dhe kushërinj të dytë përmes baballarëve.
(sguraziu)

(origjinalit, dorëshkrimit poetik ajnshtanian ia ngjita dhe një foto të rrallë, një palë këpucë fort simpatike të Profesor Ajnshtajnit : )