“Piçu-fiku” – Frut ekzotik simpatik…

[ “piçu-fiku” – frut ekzotik simpatik, mirëpo s’di si i thonë shqip : ) ]

…s’e kam idenë, në anglisht i thonë “cape gooseberry”, në ShBA u quajka dhe “goldberry” (kokërrflori – logjike mbase, diç si “frut i artë”, ndoshta dhe në shqip mund të quhet ashtu, do kishte kuptim), në ShBA nganjëherë u quajka dhe “pichuberry” (për arsye të Machu Picchu, dmth. si përafrim me emërtimin e frutave që kanë origjinë peruviane), me emrin e “shkencës” në latinisht u quajka Physalis Peruviana, historia e kultivimit në Amerikën e Jugut qenka e mundur të trasohet deri tek Inkasit… etj etj. – epo bukur, pse jo ngjashëm si amerikanët, sa për mua vetë mund ta quaj bie fjala “piçu-fiku” (dmth. fik nga Machu Picchu) ose diç ngjashëm : )
(sg – ap, prill 2020)