SG – Portret Surrealist (V)

PORTRET SURREALIST (V)
S. Guraziu, 2017

Poezia, ushqim
shpirtëror, supë
e shijshme për shpirtrat
përtej xhamit,
vezullojnë sytë, lugët
e urisë së “LShK”,
larë me ujin pa klor,
pa kripra, pa kalcium
në Stiks – shih,
në azilin e pleqve
frigoriferi akull,
super-ekologjik,
s’bën vrima ozonike
në qiell, fare
antipiretik, e përdor
ajrin, ujin, hidrokarburet,
pord***, amoniakun…
e këso substancash
të padëmshme
për artin poetik – larg
vegshit politik,
Hara-Shima dhe këso
të tjerë… i shohin
në “Oxygen” *,
e ngjyejnë kafshatën
e njomin koren
n’supën e Dr. Oetker,
ëndërrojnë, i buzëqeshin
Europës, dhëmbë
fildishi, artifiça-poetica,
shkëlqejnë.

* Oxygen – Klan Kosova është një rrjet televiziv që operon në Kosovë, pronë e Aleksandër Frangaj (Shqipëri), qe lançuar në v. 2009 (si version kosovar i TV-Klan-it shqiptar). Programatura e Klan përfshin me dhjetra show-emisione, një nga to është dhe “Oxygen”, kuptohet… as logoja as emri s’janë bash “shqip”, ama emisioni udhëhiqet shul-shqip gjakovarisht nga ai shakaxhiu Besim Dina : )
(sguraziu)