Hagar Peeters – Titanët e vegjël

EDHE NE, TITANËT E VEGJËL
Hagar Peeters [1972, Holandë]

Për domethënien as idenë nuk e kishim.
I bënim gjërat sepse për t’i bërë duhet.
I kryenim aktet dhe lexonim ndonjë libër
sikur festonim që mendimet nuk shuhen.

E shtynim tutje sepse dhe duhet vazhduar
ose varur ngelnim në një shikim të papritur
meqë shikimet janë me çfarë gjërat thuhen,
sidomos kur domethënia ishte çfarë na duhej.

Niseshim dhe në dukje sikur diku arrinim
por ç’vihej në lëvizje rrugën e vet do ndiqte.
I bënim planet, anise tërë kohën të dorëzuar
për gjërat që s’përputheshin me parapritjen.

Pastaj thjesht iknim kur arrinim në fazën
se gjërat e paparapara janë të pakthyeshme.
Gjithçka që kishim ia linim një vendimi të krisur
dhe kërkonim diç që na kishte braktisur.

– – –

© 2003, Hagar Peeters – Burimi: Koffers zeelucht – De Bezige Bij, Amsterdam, 2003 (via Poetry International, Rotterdam)
© për përkthimin S. Guraziu – Ars Poetica, 2007