F-35, krenaria e aviacionit holandez – “Top Gun” operacional deri në v. 2070

s.guraziu, 2020 – të dhënat dhe fotot:
Instituti Holandez i Historisë Ushtarake (NIMH), Ministria e Mbrojtjes së Holandës, Forcat Ajrore Mbretërore të Holandës (Koninklijke Luchtmacht)

Programi F-35 është një program ndërkombëtar (mbi 10 shtete pjesëmarrëse) me kosto marramendëse prej 428.4 miliardë $ (deri në v. 2044), dhe 1.196.4 miliardë $ për operacione dhe mbështetje (deri në v. 2077), gjithsej deri tani janë prodhuar rreth 530 avionë F-35 – kuptohet konsumatori parësor është ushtria e ShBA (deri në v. 2044 ShBA do t’i blejë për nevojat e veta 2.456 avionë F-35), Britania e Madhe është partner i Nivelit 1 i programit, me 138 avionë F-35 të planifikuar (deri tani operacional 18 sosh), partnerët e Nivelit 2 janë Holanda dhe Italia (deri tani me nga 9 sosh operacional), partnerë të Nivelit 3 janë Australia, Kanadaja, Danimarka dhe Norvegjia (ishte dhe Turqia, por në v. 2019 pjesmarrja e Turqisë në programin është pezulluar, NATO tutje nuk e ka “besimin” në Turqinë pasi turqit patën blerë sistemin raketor të ruseve S-400, i cili sipas Rusisë zyrtare është “vrasës i F-35”, pra është mjaft kontradiktor veprimi i Turqisë si anëtare e NATO-s, qëkur nga turqit qenë planifikuar të blihen 100 avionë F-35), tutje pjesëmarrës në programin si Partnerë të Sigurisë janë Izraeli dhe Singapori.

[ “Formula 1” e aviacionit luftarak ]
(në foto fluturakja F-35 Lightning II, krenaria e Forcave Ajrore të Holandës)

…1 avion F-35A kushton 79.2 milionë $, dhe 3-4 vite për ta ndërtuar – sa i përket “Programit F-35” u deshën pothuaj 20 vite që Holanda t’i afrohej arritjes së “kapacitetit të plotë operacional” (FOC), Holanda është kontributor i programit që nga v. 2002, në arenën politike ishte një debat i zjarrtë “politiko-ekonomik” për pothuaj një dekadë, dhe natyrisht është një investim “kolosal”, më i madhi në historinë e investimeve ushtarake holandeze, gjithsesi ekonomia dhe industria holandeze janë të lidhura ngusht me programin F-35, i cili program deri në v. 2024 duhet ta zëvendësojë komplet “programin 40-vjeçar të F-16″…

[ trimëresha holandeze, femra e parë pilot operacional në botë i fluturakes F-16… ]

…krenaria e aviacionit holandez dhe krenaria e mbarë botës “aviatike… femërore” – në v. 1995 holandezja Manja Blok me fluturaken e vet F-16 i hodhi bombat e para në tankset serbe diku afër Srebrenicës, Manja Blok (Pilot-Kapiten, lindur 1964) ishte piloti i parë operacional në botë i fluturakes F-16 (në fotot pranë avionit F-16 në Bazën Ajrore të Leeuwarden, si pilot luftarak i Skuadronit 322).

Ndërsa në Maj të v. 1999 (gjatë L. së Kosovës), Major-Piloti i F-16 (i Forcave Ajrore Mbretërore të Holandës) Peter Tankink me një raketë AMRAAM e rrëzoi avionin e parë serb, MiG-29 (nëse s’gabohem MiG-u i serbëve ishte avioni i parë i rrëzuar gjatë një dueli lufte pas “historisë” së Luftës 2të Botërore).
Gjithsej gjatë operacionit “Allied Force” avionët e FAM të Holandës i kanë kryer 1.194 fluturime, rreth 7.5% e totalit të fluturimeve të “Allied Force” prej 37.000 sosh.

[ F-35 dhe mullinjtë e erës në Kinderdijk ]

…që nga 1997, kompleksi prej 19 mullinjve në Kinderdijk nga UNESCO është shpallur “Trashëgimi Botërore” – thuhet se Deklarata e Pavarësisë së ShBA, në v. 1776 qe shkruar në letrën e prodhuar në Holandë, dmth. dhe falë mullinjve të erës…

Për gati një mijëvjeçar holandezët janë ballafaquar me ujin që i rrethon. Përdorimi i mullinjëve për pompimin e ujit dhe të krijimit të “tokave të thara” ishte element kyç i luftës shekullore me ujin. Sipas holandezve, në luftën e vazhdueshme midis njeriut dhe fuqisë së ujit, sistemi i mullinjve dhe i stacioneve të pompimit e ka mbajtur tokën të tharë në Kinderdijk për gati njëmijë vjet.
Që nga fillimshekulli XVII e tutje, duke e arritur kulmin në gjysmën e dytë të shek. XIX, merret si “periudha e lulëzimit” të mullinjve, atëbotë mullinjtë ishin të shumtë gjithandej, në Belgjikë, në Francë, Britani etj. Bie fjala vetëm në Holandë në atë kohë kishte rreth 9000 mullinj. Tradicionalisht, një mulli përdoret për bluajen e drithrave, dihet kjo, por gjatë kohës gama e aplikimeve të tyre do t’zgjerohej. Gradualisht, me avancimet teknologjike qenë shtuar lloj-lloj përdorime e aplikime industriale, të tilla si pompimi i ujërave, nxjerrja e vajit (dmth. shtypja, presimi), sharritja e lisave (dërrasëzimi, psh. për ndërtimin e anijeve), bërja e letrës etj. Në fakt, falë këtyre mullinjve industrialë, zona të tilla si Zaanstreek e Amsterdam do t’rriteshin si qendrat e para industriale të Holandës. Natyrisht, me fillimin e përdorimit të makinave me avull dhe të përparimit të revolucionit industrial, përdorimi i mullinjve të erës do t’pakësohej dukshëm.

[ fotoja tjetër : një F-16 i Skuadronit 314 të Holandës, dhe një Lockheed F-117A i Forcave Ajrore Amerikane duke flutuaruar mbi mullinjtë në Kinderdijk ]

s.guraziu, 2020 – të dhënat dhe fotot:
Instituti Holandez i Historisë Ushtarake (NIMH), Ministria e Mbrojtjes së Holandës, Forcat Ajrore Mbretërore të Holandës (Koninklijke Luchtmacht)