Martin Camaj – “Ujku me bisht ndër kambë”…

ujkun e pava n’ikje me bisht ndër kambë / e me veshë të çuem currek përpjetë /… / ndigjova ortiqet e bubullimën e motit / e fjalën “mos u tremb” tim èt
[ Martin Camaj – Tingujt e parë – Gedichte (Poezi), Kyrill & Method Verlag, 1991, Munchen ]

…në një pako të vjetër dje i gjeta ca libra pothuaj të “zverdhur” (disa prej tyre në gjermanisht por dhe në shqip) dhuruar ndoshta para 20 viteve nga përkthyesi gjerman Hans-Joachim Lanksch (miku i poetit Martin Camaj) – ca gjëra të pakos dolën se ishin kot, për t’i hedhur, por jo dhe librat – pastaj duke i pastruar nga pluhuri, aty-këtu dhe duke i shfletuar, e shkëputa vjershën “Tingujt e parë” të Martin Camaj, në të cilën poeti na e bën me dije se që kur ishte 7 vjeç e kishte parë “ujkun… duke ikur me bisht ndër kambë”…
(sguraziu – shtator 2020)