Gazetarët bythazi – thuase Adulina Cicimali në bikini!

(sguraziu – ap, maj 2020 – koment)

Fb ma hodhi një video të Klan Kosova* – “Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e viziton… Shpend Ahmetin”, epo bukur, por e pabesueshme euforia videografike rreth e rrotull “asgjëve të vockla” politike, thuase kjo vizitë do rezultojë në shpalljen e Shteteve të Bashkuara të Ballkanit… or something bigger than big, vallë aq shumë bujë duhet për një hiçgjë, duke e ngulfatur të natyrshmen, rutinën ditore, normalitetin… me dhjetra e dhjetra kameramanë duke ecur bythazi (gjoja “gazetarë”), nëse gazetarë atëherë s’më besohet qasja “akulturore” e tyre, garant as për Presidentin e 50 e kusur shteteve të Amerikës nuk bëhet ashtu, videot e amerikanëve (50 shtete së bashku) janë të qeta, s’i sheh kush mediatikët, janë me qindra mbase por s’i sheh kush, sepse të tilla gjëra është supozuar të ngelin prapa “xhamit”, gazetaria duhet t’jetë sa më e natyrshme (që t’jetë e mundur), jo e sforcuar, jo e ngulfatur nga euforia, jo t’na e hidhësojë gjithçka me shijen a la artifiça, thuase fjala është për “gazetari sportive” nën delirin e adrenalinës, thuase gazetarët na qenkan fansa pas Ronaldos i cili sapo ka shënuar 7 gola dhe na e siguroi fitorën kundër Kombëtares së Marsit, thuase na qenka fjala për eufori fansash tek vrapojnë pas idolit të tyre, gazetarët bythazi me lloj-lloj zukamash e frymëzënie në mikrofonat, mirë që s’rrëzohet kush, ruana zot nga “stampedot” e gazetarëve… do shembej bota, kamerat do thyheshin, do i drejtoheshin tavanit, qiellit, gjithë ajo marrëzi, thuase Adulina Cicimali paska dalur “shetitje” në bikini… – është e turpshme që vetë gazetaria e Kosovës si dhe suitat përcjellëse të personaliteve politike përshfaqen nëpër videot e Internetit në mënyrë aq “akulturore”, mos vallë s’janë të vetëdijshëm që Interneti s’është vetëm i 88 katundeve të Drenicës (së Epërme dhe të Poshtme) por me videot e tyre defilojnë para syve të gjithë botës, ehuuuu… thuase Evropa s’paska gazetarë, pastaj gjithë ajo bujë për 2 skuthër të politikës… thuase nuk është fjala për atë Kosovën e vogël (që në Evropë s’e përmend kush) por thuase fjala na qenka për Kinën e madhe që “shtyhet” me gjithë Evropën e Amerikën, thuase Kosova ia kalon dhe vetë Gala-Kines së kuqe që i ka me me miliarda “audiencë” të detyrueshme (pasi dihet, ashtu e diktojnë normat e “xhaxhikuqëve” të komunizmit)…

* Klan Kosova është një rrjet televiziv që operon në Kosovë, pronë e Aleksandër Frangaj (Shqipëri), qe lançuar në v. 2009 (si version kosovar i TV-Klan-it shqiptar)

Video (ne Fb)